Lajme

Vjedhje e rëndë në Spitalin e Gjilanit, arrestohen 3 të dyshuar

Autori: Gazeta inFokus 09:24 | 26 April 2022

Policia njofton se në hapësirat e jashtme të Spitalit Rajonal të Gjilanit, persona të dyshuar kanë vjedhur gypa të metalit dhe bakrit. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar, një shtetas i Shqipërisë dhe dy kosovarë.

Të tre me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Vjedhja ka ndodhur më 28 mars, ndërsa arrestimi i të dyshuarve është bërë dje.

-Advertisement-

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga hapësira e jashtme e spitalit persona të dyshuar kanë vjedhur gypa të metalit dhe bakrit. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj (njëri shtetas i Shqipërisë dhe dy shtetas kosovarë). Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera