Lajme

Vjedhje e rëndë në Leposaviq, policia del me detaje

Autori: Gazeta inFokus 19:29 | 07 February 2023

Sot në një lokacion afër Soqanicës në Komunën e Leposaviqit është raportuar për një rast vjedhje e rëndë e cila ka ndodhur në një vikendicë, ku person/a të dyshuar kanë vjedhur një pushkë ajrore dhe gjësende tjera.

Sipas njoftimit, njësitet relevante policore nga stacioni policor Leposaviq, së bashku me hetuesit policorë dhe njësitin e Forenzikës, kanë ndërmarr veprimet e nevojshme policore drejt hetimit dhe ekzaminimit të vendit të ngjarjes.

“Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, me qëllim të hetimit dhe zbardhjes sa më parë të rastit si dhe sjelljes së personit/ave të dyshuar para organeve të drejtësisë”, thuhet në komunikatën e PK-së, dërguar medieve.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera