Lajme

Vjedhja prej 120 mijë eurove, arrestohen nënë e bir në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 22:36 | 07 January 2023

Një apartament në pallatin pas krahëve të mi në rrugën e ‘Kosovarëve’ ra pre e vjedhjes nga 23-vjeçari, Havier Dobi dhe nëna e tij Rozeta Dobi. Plani i tyre ishte për t’u dukur si grabitje.

Vjedhja e banesës është kryer me çelësin që ka pasur Rozeta Dobi për të pastruar e shtëpinë.

Ajo ka shfrytëzuar momentin kur në banesë nuk ka pasur njeri dhe pasi ka vjedhur bashkë me djalin e saj kanë bërë rrëmujë në shtëpi për të humbur gjurmët. Vjedhja ka ndodhur më datën 15 dhjetor.

-Advertisement-

49-vjeçarja kishte bërë një kopje të çelësit të shtëpisë dhe kishin hyrë lehtësisht në shtëpi.

Pas arrestimit të tyre, policia u gjeti 58,150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë, disa sende prej floriri, rrobat e përdorura për vjedhjen dhe këto 3 automjete, 2 nga të cilat dyshohet se u blenë me paratë e vjedhura.

Ndërkaq, Havier Dobi, i biri i Rozetës, kishte filluar të shfaqte video në rrjetin social “Tik-Tok” ku shpërndante vetura e pjesë nga jeta e tij “luksoze”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera