Lajme

Vjedhja e targave vazhdon – banorët e “Henry Dynant” të shqetësuar: Na i vjedhin targat në mes të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 20 May 2025

Burime të Sinjalit nga banorët e lagjes “Henry Dynant” në Prishtinë raportojnë për një tjetër rast të vjedhjes së targave të automjetit, që sipas tyre, po bëhet dukuri e përditshme në parkingjet e hapura publike të zonës.

Rasti më i fundit ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, më 19 maj 2025, rreth orës 21:20, kur një grua me inicialet A.S-B. 38-vjeçare e ka vërejtur se veturës së saj të tipit Opel Corsa, ngjyrë hiri metalike, të parkuar prej orës 19:00 në vendparkimin afër banesës, i mungonin të dy targat.

Sipas fqinjëve të zonës, kjo nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla. Ata tregojnë për Sinjalin se brenda muajit të fundit, janë regjistruar më shumë se tre raste të ngjashme vetëm në të njëjtin vendparkim.

-Advertisement-

Disa prej banorëve kanë tentuar të sigurojnë veturat e tyre me vida mbrojtëse, ndërsa të tjerë kërkojnë angazhim më të madh të institucioneve për siguri dhe kamera funksionale në hapësirat publike.

“Na i heqin targat në mes të Prishtinës, në orar të mbushur me qarkullim. As dritat e parkingut nuk punojnë si duhet. S’kemi asnjë garanci”, tha një banor i zonës për Sinjalin.

Banorët po ashtu kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet komunale për ndriçim, mbikëqyrje me kamera dhe më shumë patrullime në orët e mbrëmjes, për të parandaluar raste të tilla që po rritin pasigurinë publike

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera