Lajme

Vjedhja e rrymës, reagon Ministria e Ekonomisë: Shifrat janë aq të larta sa “Kosova B” duhet të punojë 31 ditë

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 14 November 2022

Ministria e Ekonomisë ka reaguar pas njoftimeve të vazhdueshme për vjedhjet e energjisë elektrike.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se kostot e vjedhjeve i kushtojnë shtetit e qytetarëve miliona euro në vit.

“Humbjet Komerciale apo vjedhjet e energjisë elektrike vetëm për vitin 2021, arrijnë shifra aq të larta sa dy blloqet e Termocentralit “Kosova B” duhet të punojnë 31 ditë për t’i mbuluar ato”, thuhet tutje në njoftim.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Kostot e vjedhjes së energjisë elektrike i kushtojnë Republikës e qytetarëve të Kosovës miliona euro në vit. Humbjet Komerciale apo vjedhjet e energjisë elektrike vetëm për vitin 2021, arrijnë shifra aq të larta sa dy blloqet e Termocentralit “Kosova B” duhet të punojnë 31 ditë për t’i mbuluar ato.

Këto vjedhje të energjisë elektrike, jo vetëm që janë vepra penale, por janë një kosto e papërballueshme për qytetarët e vendit të cilët i paguajnë këto kosto në fatura.

Ministria e Ekonomisë është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse të furnizimit të cilët janë duke organizuar aksione të vazhdueshme me institucionet e rendit për t’i ndalur vjedhjet e energjisë elektrike.

Veçanërisht në kohë krize, është kritike që të jemi të ndërgjegjshëm ndaj njëri-tjetrit e ndaj vendit tonë për të lehtësuar përballjen me pasojat negative.

Ta mbrojmë vendin e njëri-tjetrin!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera