Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë
Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 01 February 2022
Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit të shërbimeve për shpërndarjen e rrjetit televiziv IPTV, priten aksione të reja dhe arrestime të tjera brenda dhe jashtë Kosovës. Policia e Kosovës, të hënën, ka njoftuar se ka arrestuar I.A., pasi dyshohet se ka kryer veprat penale “Vjedhja e shërbimeve”, “Veprimtari e pandërgjegjshme ekonomike” dhe “Cenimi i të drejtave të autorit”.
Kiks Kosova, në emisionin e javës së kaluar, më 25 janar, kishte raportuar për këtë veprimtari ilegale, duke sjelle fakte të bollshme për vjedhjen e shërbimeve të kabllorëve, punësimin e të rinjve pa kontrata pune dhe shpërndarjen pa leje të pronës intelektuale nga Kosova për shqiptarët në diasporë.
Sipas burimeve, Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë dhe ka arrestuar personat e njëjtëqë i kishte denoncuar KIKS Kosova.
“Policia e Kosovës, pas shumë veprimeve hetimore-operative, përmes hetuesve të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, gjegjësisht Njësitit Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, më datë 31.01.2021, ka arritur të sigurojë informata në lidhje me aktivitetin kriminal, ku dyshohet se personat e dyshuar me iniciale: I. A. (pronar i një kompanie), L. S. (punëtor në Call-Center) dhe H. M. (punëtore në Call-Center) kanë arritur që, përmes vjedhjeve të shërbimeve dhe njëkohësisht duke cenuar të drejtat e autorit, përmes veprimtarisë se pandërgjegjshme ekonomike, i kanë shkaktuar një kompanie tjetër (kompani e licencuar për shpërndarjen e rrjetit televiziv) dëme materiale, duke shitur të drejtat e tyre, pa ndonjë marrëveshje paraprake me të njëjtët, te klientët (qytetarët) të cilët i kanë kontaktuar paraprakisht në forma të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Në konsultim me prokurorin kujdestar, i dyshuari I.A., pronar i Call Center, është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Përderisa, dy të dyshuarit tjerë, L.S. dhe H.M., pasi janë intervistuar në cilësi të personave të dyshuar, me urdhër të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.
Vjedhja e shërbimeve të kontentin në Kosovës është e ndaluar me Kodin Penal të Kosovës dhe Ligjin për të Drejtën e Autorit.
Ndryshe edhe emisioni Alibi në Klan Kosova,gjatë muajve qershor-korrik, ka transmetuar emisionin për shitjen ilegale të pronave intelektuale të kompanive kabllore që punojnë në Kosovë.
Përveç që ofrimi IPTV-ve në këtë formë është ilegal, në të njëjtën kohë krijon edhe evazion fiskal, pasi këta piratë nuk i paguajnë tatim shtetit.
Këtë shqetësim e kishte ngritur edhe Komisioni për Media i Kuvendit të Kosovës, vitin e kaluar, kur kishte kërkuar nga KPM-ja që të menaxhonte më mirë situatën.
Por Komisioni Për Media vazhdimisht është ankuar se meqenëse pirateria zhvillohet online, edhe zbulimi dhe rënia në gjurmë e këtyre piratëve ështëe vështirë. Megjithëse aktualisht ky komision është duke i shqyrtuar 13 lëndë që kanë të bëjnë me këtë veprimtari ilegale.
Sipas të dhënave të ATK-së, në Kosovë si biznese me aktivitet të telekomunikimit kabllor janë të regjistruar gjithsej 789. Derisa numri i bizneseve që kanë paguar tatim në 2021 për këtë lloj aktiviteti është vetëm 291.
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...