Lajme

Vjedhin 90 bidonë me derivate ne kompaninë ku po punonin

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 31 January 2018

Dje rreth orës 07:00 janë arrestuar tre persona në Kaçanik pasi dyshohen për vjedhje, transmeton Infokusi.com.

Sipas Policisë së Kosovës të dyshuarit kanë vjedhur bidonë me derivate në kompaninë ku po punonin si punëtorë sigurimi.

Gjatë kontrollit në automjetin e tyre janë gjetur dhe konfiskuar 83 bidonë të mbushur me derivate, transmeton Infokusi.com.

-Advertisement-

Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit janë gjetur edhe 6 bidonë tjerë me derivate.

Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Kaçanik 30.01.2018 – 07:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që gjatë kontrollit në automjetin e tyre janë gjetur dhe konfiskuar 83 bidonë të mbushur me derivate që dyshohet të jenë vjedhur në kompaninë ku të dyshuarit ishin duke punuar si punëtor sigurimi. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit janë gjetur edhe 6 bidonë tjerë me derivate. Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera