Lajme

“Vizitove kryetarin shpifës” – zëvendësministri i Qeverisë Kurti i reagon Osmanit pas vizitës në Viti

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 16 August 2024

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani të enjten ka shkuar për vizitë në komunën e Vitisë, aty u prit nga kryetari, Sokol Haliti.

Pas takimit Osmani nuk kurseu lavdet për qeverisjen e kryetarit nga radhët e LDK-së. Por, jo të gjithë u pajtuan me këtë takim të presidentes, pati edhe kundërshti. Mes tyre edhe njëri prej zëvendësministrave të Qeverisë Kurti i reagoi ashpër asaj.

Osmani nga ky takim u shpreh se komuna e Vitisë duhet të merret si shembull. “Vitia është njëra prej komunave me shembullin më të mirë se si luftohen dukuritë devijonte”, tha ajo.

-Advertisement-

E këtë deklaratë e ka kundërshtuar ashpër Imri Demelezi, zëvendësministri në Ministrinë e Bujqësisë.

Sipas tij, Osmani ka vizituar kryetarin shpifës të Vitisë e për të cilin ka publikuar edhe vendimin e gjykatës.

Duke i rreshtuar një sërë arsyesh pse Haliti sipas zëvendësministrit është një shembull i keq, ai ka treguar arsyet pse e shtynë të reagojë.

“Më e keqja është që më shtyri të reagoj është kur presidentja Osmani deklaron se ‘’Vitia është shembull si luftohen dukuritë devijante dhe të dhunës mbi baza gjinore’’, ka shkruar ai mes tjerash.

Demelezi madje i ka thënë se Osmani do të duhej ta përkrahte kryetarin e ardhshëm të Vitisë, e që sipas tij do të jetë Arsim Ademi.

“Presidentja Osmani duhet ta dij që kryetari i ardhshëm i komunës së Vitisë do të jetë Dr.sc. Arsim Ademi dhe më e udhës të e takoj atë e të i kërkoj falje që përkrahë një kryetar të tillë të LDK-së që është pjesë thelbësore e historike e të keqes dhe të tashmes!“, u shpreh ai.

Zëvendësministri ka publikuar një vendim të Gjykatës Themelore në Gjilan, i cili mbanë datën 7 mars të këtij viti. Ku shihet se gjykata e ka aprovuar pjesërisht kërkesë padinë e Imri Dmelezit me të cilën vërtetohet se i padituri në këtë rast, Sokol Haliti ka dhënë një deklaratë në njërin prej televizioneve vendore.

Ku thuhet se Haliti ka bërë deklarime të pavërteta.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera