Lajme

Vizitorët janë bllokuar që katër orë në Bogë, policia tregon pse po ndodh kjo

Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 03 January 2021

Rruga për në Bogë është bllokuar totalisht dhe sipas një lexuesi të Gazetës Express, njerëzit nuk po arrijnë të hyjnë e as të dalin për më shumë se katër orë.

Të kontaktuar nga Gazeta Express, Policia Rajonale e Pejës tha se arsyeja e bllokimit është pasi persona të papërgjegjshëm kanë parkuar automjetet e tyre vend e pavend dhe për pak policia pritet të ndërhyj në atë zonë.

“Rruga është bllokuar në Bogë, sepse persona të papërgjegjshëm i kanë lënë automjetet e tyre vend e pa vend, derisa të ndërhyjë policia. Kjo është e gjitha çka mund të themi për momentin”, tha policia për Gazetën Express.

-Advertisement-

Ndërsa, lexuesi i Gazetës Express ka thënë se janë në pritje për më shumë se katër orë dhe se njerëzit kanë mbetur në kolonë në automjete.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera