Lajme

Vizitoi kompaninë Ford, Trump shfaqet sërish pa maskë

Autori: Gazeta inFokus 08:02 | 22 May 2020

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump bëri një vizitë në kompaninë Ford në Miçigan. Ai u tha mediave që brenda fabrikës kishte vendosur maskë, por që e hoqi para daljes për media.

Trump u tha gazetarëve se hoqi maskën pasi doli nga fabrika sepse “ai nuk dëshironte t’i jepte shtypit kënaqësinë ta shikonte presidentin me maskë”, shkruan BBC.

Pavarësisht se një përfaqësues i Michiganit i kërkoi presidentit të zbatonte udhëzimet e shëndetit, presidenti këmbënguli se ishte e panevojshme sepse ai testohet rregullisht për koronavirus.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera