Vizitat e shpeshta në Podgoricë të zëvendëskryeministrave të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 04 February 2018
Marrëveshja për kufirin që e ndanë Kosovën dhe Malin e Zi, konsiderohet si çështje e mbyllur për shtetin fqinj, por jo edhe për shtetin e ri që aspiron integrimin në Bashkimin Evropian. Vetëm në katër e muajt e fundit, tre zëvendëskryeministra të Kosovës kanë qëndruar në Podgoricë në përpjekje për të gjetur mirëkuptim te pala malazeze që demarkacioni të rishikohet edhe njëherë, ose të gjendet një zgjidhje tjetër e ndërmjetme e pranueshme për të dyja palët, shkruan AktivPress.
I pari zv.kryeministër i Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj, që ka shkuar në kryeqytetin e Malit të Zi është Behgjet Pacolli. Vizita e tij ka ndodhur kah fundi i shtatorit të vitit të kaluar. Pacolli është takuar me presidentin malazez, Filip Vujanoviç, homologun e tij, Srgjan Darmanoviq si dje me personalitet tjera të larta të këtij shteti.
Ai i ka njoftuar mikpritësit me situatën politike, pas krijimit të institucioneve të reja në Kosovë dhe ka shprehur besimin se çështja e demarkacionit do kapërcehet në mënyrën më të përshtatshme, pa cenuar marrëdhëniet midis dy vendeve, në respekt të plotë të parimeve të së drejtës ndërkombëtare, ndjeshmërinë të opinionit publik dhe të drejtave pronësore të qytetarëve. Shefi i diplomacisë së Kosovës është kthyer në Prishtinë me bindjen se ka gjetur mirëkuptim te bashkëbiseduesit për vonesat që po bëhen nga Kosova.
Meqë për katër muaj rresht, e vetmja lëvizje që u bë nga pala kosovare ishte dërgimi i Marrëveshjes nga Qeveria në Kuvend, në fund të janarit të sivjetmë, rrugën drejt Podgoricës e mësyu edhe zëvendëskryeministri i dytë, Enver Hoxhaj. Edhe ky u takua me ministrin e Jashtëm të shtetit fqinj, Darmanoviqin. Në një postim në Twitter, Hoxhaj ka njoftuar se gjatë këtij takimi kanë biseduar për zhvillimet në rajon dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.”Kosova dhe Mali i Zi do ta forcojnë bashkëpunimin në vitin 2018”, ka shkruar Hoxhaj.
Takimet e Pacollit e Hoxhajt, siç shkruan AktivPress nuk kanë mjaftuar për zëvendëskryeministrin tjetër të Kosovës, Fatmir Limajn. Ai ka trokitur në po të njëjtën derë në Podgoricë, me idenë se do t’i shtyjë vetë gjërat përpara. Në mediet vendëse u raportua se në takimin Limaj – Darmanoviq janë diskutuar disa opsione për daljen ngërçi aktual. Njëri prej opsioneve që pretendohet të jetë i pranueshëm për të dyja palët është që Kuvendi i Kosovës ta ratifikojë Marrëveshjen me Malin e Zi, përderisa autoritetet e Podgoricës të zotohen se janë të hapur për të diskutuar për gabimet eventuale në këtë proces.
Gjithë këto takime e bisedime kanë ndodhur para se kryeministri malazez, Dushko Markoviq, ta vizitojë Kosovën. Vizita e tij është planifikuar të bëhet më 6 shkurt. Në pritje të gjetjes së një formule për zgjidhjen e çështjes së demarkacionit është edhe Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes. Ai ka thënë se takimi mes dy kryeministrave do të jetë mundësi që të arrihet shansi për një zgjidhje të shpejtë e cila do t’i mundësonte qytetarëve të Kosovës liberalizimin e vizave.
Të tjera
-
Krerët e UÇK-së i ankohen trupit gjykues, i shkruajnë një letër me disa kërkesa
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...
-
Raportohet për një shpërthim në një kolegj privat në Prishtinë
Një shpërthim ka ndodhur sonte në Prishtinë. Në rrethana të pasqaruara ako...
-
Nenad Rashiq i indinjuar që serbët autentikë të Kosovës janë ende jashtë procesit të dialogut
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se nuk pret asgjë ...
-
Çitaku: Për ata që po ngrisin pikëpyetje, Mitrovica e Jugut është komuna e parë për numrin e premtimeve të realizuara
Pas një aksioni të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën e Jugut...
-
Tensionohet situata në Shqipëri, protestuesit konfrontohen me policinë
Ka patur tensione të forta në sheshin “Willson” mes protestusve dhe policisë....
-
“Bajrami ka “avulluar” 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore”, deputetja e LDK’së – Bajqinovcit: A ka njeri normal që të beson?
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar sot ndaj postimit të deputetit...
-
30 ditë paraburgim ndaj tre serbëve që provokuan në Deçan
Ne Gjykaten Themelore në Pejë – Dega në Deçan sot është mbajtur seanca për ca...
-
Dy shqiptare kapen me 30 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar
Dy gra shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipë...
-
Profesori i gazetarisë e quan “mafiozitet editorial” lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja
Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “mafiozite...
-
VV: Komuna e Prishtinës ka lidhur 114 kontrata njëburimore në vitet 2021-2024
Debati për kontratat njëburimore mes VV-së dhe LDK-së, është intensifikuar. ...
-
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më ktheve në të kaluarën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, n...
-
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit serb në Koso...