Lajme

Vizita tek shqiptarët në Serbi iu anulua, Sveçla sillet me skuterë rreth brezit kufitar verior mbi Bërnjak

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 04 January 2024

Ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se sot ka vizituar brezin kufitar verior mbi fshatin Bërnjak, përgjatë liqenit të Ujmanit.

Sveçla këtë tour e zhvilloi me skuterë me katër rrotë, automjete të njohura të llojit ndërkombëtar ATV, pasi Serbia ia refuzoi vizitën në tri komunat me shumicë shqiptare, transmeton klankosova.tv.

”Bashkë me Ministrin Elbert Krasniqi, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Gazmend Hoxha dhe Drejtorin e Departamentit të Kufirit Fehmi Xhata, sot kemi vizituar brezin kufitar verior mbi fshatin Bërnjak, që shtrihet përgjatë asetit tonë, Liqenit të Ujmanit”.

-Advertisement-

”Policia jonë në nivelin më të lartë të detyrës e me vigjilencë po mbron kufijtë tanë dhe po vazhdon të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë. Kjo pavarësisht sulmeve të njëpasnjëshme të grupeve kriminale e terroriste të Serbisë, të cilat janë bërë 115 sosh vetëm në veriun e vendit tonë”.

”Bashkë me ekipin, zyrtarët policorë kufitarë e të Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit biseduam për nevojën e avancimit të kapaciteteve tona në pikat kufitare e në menaxhimin sa më efikas të brezit tonë kufitar”.

”Mbështetja ime nuk do të mungojë për Policinë e Kosovës për të garantuar siguri e integritet të Republikës sonë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera