“Vizita në Veri” që e nxiti reagimin e Listës Srpska, çfarë tha dje Osmani

Autori: Gazeta inFokus
14:07 | 07 September 2022
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Mamushë, të hënën, ka thënë se shumë shpejt do t’i vizitojë komunat veriore të Kosovës.
Por thotë se do të takohet me qytetarët, duke shtuar se për sa i përket viziave në komunat serbe me kryetaët e tyre – duhet të ketë vullnet edhe nga ta.
“Ju e dini që unë vazhdimisht kam pasur vizita edhe në fshatra shqiptare në Veri, edhe në lagje tjera. Ne jemi në diskutim të vazhdueshëm edhe me ministrin e Punëve të Brendshme i cili është duke punuar shumë për së afërmi me Policinë e Kosovës për situatën atje”, ka thënë Osmani. “Jemi në komunikim edhe me qytetarët që jetojnë në veri. Natyrisht që shumë shpejt do të jem edhe atje, për t’i vizituar qytetarët. Sa i përket vizitave në komuna natyrisht që duhet të ketë vullnet edhe te kryetarët e komunave ashtu siç ka pasur edhe kryetari i Mamushës”.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar të martën Lista Serbe, duke i thënë Osmanit se “nuk e njohin për presidente”.
Rrjedhimisht, kërkuan nga ajo që të mos e vizitojë pjesën veriore, për ta cilësuar vizitën e saj eventuale si “provokim”.
E Osmani të hënën ka thënë se “serbët e Veriut nuk duhet të frikësohen”, duke shtuar se “Kosova do t’i mbrojë”.

Të tjera
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...
-
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Bëmë punë të mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën...
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Zjarrfikësi i Brigadës së Zjarrfiksëve të Gjakovës, Kaqun Lima, ka ndërruar j...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...