Vizita në Amerikë, Kurti nuk zbulon datë: Do të shkoj në fillim të 2022-ës
Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 29 December 2021
Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë ka folur për punën e derimëtashme të ekzekutivit.
Kurti tha se rritja ekonomike këtë vit është dyfishuar, duke shtuar se ka pasur zvogëlim të shpenzimeve qeveritare.
“Jemi të lumtur që po e përmbyllim vitin me një menaxhim të suksesshëm të pandemisë ku kemi mbërritur të administrojmë 1.6 milionë vaksina.
E arritur e theksuar në këtë vit është rritja ekonomike, praktikisht dy shifrore. Të hyrat buxhetore janë rritur për 30 përqind, eksportet për 60 përqind, investimet e huaja direkte 50 përqind. I kemi formalizuar 10 mijë vende të reja të punës.
Jemi duke transformuar mënyrën e planifikimit nga e pamatura në planifikim të bazuar në performancë”, u shpreh Kurti në konferencë për media.
Kurti ndër të tjera u pyet edhe për dialogun me Serbinë, me vetëm dy takime të realizuara këtë vit të nivelit të lartë.
“Për këtë vit janë zhvilluar vetëm dy takime mes meje dhe Vuçiq, mirëpo procesi i diskutimeve në Bruksel nuk ka qenë i padobishëm. Atje kemi arritur një marrëveshje për reciprocitetin e targave. Për marrëveshje ligjërisht të obligueshme duhet të ndryshojë pakrahasimisht Serbia. Besoj se vitin e ardhshëm do të ketë ftesa për takime”, u shpreh Kurti.
Kurti foli edhe për vizitën e tij të paralajmëruar në Amerikë, derisa tha se ajo pritet të zhvillohet në fillim të vitit të ardhshëm.
“Shefi i kabinetit tim është duke u përgatitur dhe kur të kemi informata konkrete do të mund të ju njoftojmë. Do të bëhet sa më parë në vitin në të cilin hyjmë, por nuk mund të ju japim më shumë informata”, u shpreh Kurti.
Të tjera
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...