Lajme

Vizita e Veselit te Arbana Xharra për pak të shndërrohet në incident (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 16 May 2017

Një vizitë e kryetarit të PDK’së Kadri Veseli tek aktivistja e kësaj partie Arbana Xharra, për pak është shndërruar në incident.

Ka qenë fillimisht gazetari Berat Buzhala që ka publikuar një fotografi të dy banorëve të kompleksit banesor ku është edhe Arbana Xharra, të cilët kanë qëlluar të jenë edhe aktivistë të Vetëvendosjes. Më pas, Frashër Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka publikuar një fotografi ku shihet gazetari Buzhala me kreun e PDK-së Kadri Veseli. Në postimin e tij, Krasniqi shkruan se aktivisti është kërcënuar nga shoferi i Veselit në mënyrë që të mos i publikojë fotografitë.

Buzhalla fillimisht shkroi në Facebook:

-Advertisement-

Informate per policine

Kesh me vizitu Arbana Xharren, keta dy militante te Levizjes Vetevendosja me fotografuan gjate gjithe kohes. Keta dy po qendrojne gjate gjithe kohes te hyrja e Arbanes, duke i vezhgu te gjitha vizitat. Kjo eshte e tmerrshme. Ky eshte terror i papare qe po i behet Arbanes dhe familjes, edhe pasi eshte rrahur. Pastaj edhe po pyetni kush e ka rrahe.

Pas kësaj, Frashër Krasniqi i Vetëvendosjes, ka publikuar një fotografi ku shihet gazetari Berat Buzhala me kreun e PDK’së Kadri Veseli.

Krasniqi shkruan në Facebook:

Pas shpifjes së djeshme të EXPRESS-it për Glauk Konjufcën, sot Berat Buzhala e paska publiku një foto që e ka bërë shoferi i Kadri Veselit.

Fotoja e Buzhalës tregon aktivistin Besnik Kallaba me të dashurën e tij, duke pirë kafe para banesës së tyre (Besniku banon në hymjen e njëjtë me Arbana Xharrën). Normalisht që fotoja e postume prej Beratit, përcjellet me shpifje absurde që veç expresi dhe shik-u dijnë me i bë.

Besniku i ka fotografu Buzhalën me shefin e tij Veselin duke ecur së bashku (por në distancë për mos me u vërejtë që janë bashkë). Shoferi i Veselit e ka fotografu pastaj Besnikun dhe e ka kërcënu që nëse i publikon fotot do të përfundojë keq. Dhe n’fund, shoferi i Veselit ia paska dhënë foton Buzhalës. Nga postimi i Buzhalës po shihet që edhe Veselin edhe Beratin i ka kap siklet që janë pa bashkë.

Berat, e di që t’dhemb shumë kur njerëzit e dëshmojnë lidhjen tënde me SHIK-un.

Po ashtu t’dhemb shumë tash që njerëzit e kanë kuptu që ti je mishërimi më i përsosur i shpifjes dhe servilitetit, dhe askush s’po tbeson.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera