Lajme

Vizita e Macronit gjatë kësaj jave në Serbi, zbulohet plani

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 26 August 2024

Është zbuluar plani i vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron më 29 dhe 30 gusht në Serbi.

Kreu i shtetit francez, më 29 gusht do të pritet nga homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq rreth orës 18:00 në aeroportin “Nikola Tesla”, pas së cilës do të drejtohet për në Pallatin e Serbisë, ku do të zhvillohet ceremonia edhe zyrtare e pritjes.

Menjëherë pas përfundimit të ceremonisë do të ketë akim mes tyre dhe më pas nënshkrimi i dokumenteve dypalëshe, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Dita e parë e vizitës së kryetarit të Francës atje do të mbyllet me deklaratat për media nga Macron dhe Vuçiq.

Në ditën e dytë të vizitës, më 30 gusht, ata shkojnë në Novi Sad.

Sipas agjendës së publikuar nga zyra për media e Vuçiqit, menjëherë pas Novi Sadit, ata marrin pjesë në ceremoninë e zbulimit të pllakës që shënon përfundimin e modernizimit të aeroportit në Beograd si dhe përfundimin e vizitës së Macronit në Serbi.

Vuçiq dhe Macron janë takuar së fundmi. Në fund të muajit korrik, Macron e pritit Vuçiqin në Paris, me rastin e hapjes së Lojërave Olimpike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera