Vizita e Hoyt Yee, shpresa e fundit për zgjidhjen e krizës në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus
15:58 | 14 May 2017
Një ditë para se të mbërrijë në Tiranë për të zgjidhur krizën, zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit ka dërguar një mesazh të rëndësishëm përmes të cilin shpjegon se bojkoti shihet si injorim ndaj politikës amerikane.
Vizita e zyrtarit të lartë të Uashingtonit shihet si mundësia e fundit për t’i dhënë fund krizës dhe për të futur opozitën aktuale në zgjedhje.
Shpresa e fundit mban emrin e Hoyt Brian Yee. Zv/Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit pritet të mbërrijë të hënën në Tiranë, në kulmin e krizës politike, në përpjekje për ta zgjidhur atë duke bindur opozitën që të mos bojkotojë institucionet dhe zgjedhjet e 18 qershorit.
Para se të zbresë në Tiranë, zyrtari i lartë i Uashingtonit ka në axhendë Malin e Zi, nga ku, ndër të tjera, ka lëshuar një mesazh që ndonëse nuk përmend direkt situatën në Shqipëri, duket se është i ambalazhuar enkas për t’u konsumuar në Tiranë, para se ai vetë të nisë takimet zyrtare.
Hoyt Brian Yee: “Parlamentet duhet të përfaqësojnë dhe të mbrojnë interesat e qytetarëve. Deputetët që bojkotojnë Parlamentin shmangin përgjegjësinë e tyre dhe injorojnë këshillën e ish-Presidentit të SHBA-ve, Theodore Roosevelt, se merita i takon njeriut që është në të vërtetë në fushë betejë, dhe jo atij që tregon se si të pengohet më i forti”.
Misioni i Hoyt Brian Yee vjen pas refuzimit nga opozita të paketës europiane McAllister-Fleckenstein, propozimet e të cilëve u cilësuan si mjaft të mira nga shumë analistë në Tiranë, ndërsa edhe mbështetësit e Lulzim Bashës e kritikuan atë për humbjen e një mundësie të artë për t’i dhënë fund krizës. Me atë rast, Basha pati shpjeguar se paketa në fjalë – që mes të tjerash parashikonte edhe shtyrjen e zgjedhjeve me 1 muaj – nuk ofronte zgjidhje politike, por së fundmi njerëz pranë kryedemokratit pohojnë se janë të gatshëm të diskutojnë mbi një paketë të tillë, apo diçka më shumë, të cilën e cilësojnë si “McAllister+”.
Se çfarë do të ishte mjaftueshëm Plus për të bindur Lulzim Bashën, mbetet për t’u parë, përsa kohë kreu i selisë blu vijon të përsërisë kërkesën për qeveri teknike, që nuk ka gjetur mbështetje ndërkombëtare, ndërsa shton se nuk është i gatshëm të bëjë pazar.
Një apel për të mos e humbur edhe këtë që cilësohet si shansi i fundit, i erdhi gjithashtu nga LSI përmes kryetarit Petrit Vasili, i cili thekson se vizita e zv/ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit përbën “një shans për kompromis që mundëson vazhdimin e integrimit europian dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Një shans për momentin dhe qetësinë që duam dhe aspirojmë të gjithë”, pohon Vasili.
E hëna do të tregojë nëse palët në Tiranë do të dinë që të mos ta humbin këtë shans. /AbcNews

TĂ« tjera
-
Peci: Rrëzimi i Osmanit është skenar i Serbisë, pas Ohrit Beogradi do destabilitet institucional në Kosovë
Kryetari i partisë Guxo dhe ministri i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës, Faton...
-
Vdes veterani dhe invalidi i luftës së UÇK-së nga Prekazi, Ferat Ferati
Ka vdekur veterani i UÇK-së dhe invalidi i luftës nga Prekazi, Ferat Ferati. ...
-
Chollet takon Gjuriqin: Folëm për rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit
Këshilltari në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka takuar am...
-
Orteku mbyt 4 persona në Norvegji
Katër persona, përfshirë një turist, u vranë nga ortekët në veri të Norvegjis...
-
LDK reagon sërish pas shtrenjtimit të rrymës: Paaftësia e Qeverisë po varfëron qytetarët, a është ky ndryshimi që ka premtuar?
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka cilësuar rritjen e çmimit të energjisë si t...
-
Dhjetëra vajza kanë marrë vaksinën kundër kancerit të qafës së mitrës në Kosovë
Dhjetëra vajza janë vaksinuar me vaksinën kundër kancerit të qafës së mitrës....
-
Autobusë falas nga Gjermania për protestën e Hagës me 3 prill
Me 3 prill shumë shqiptarët e diasporës kanë organizuar protestë kundër gjyki...
-
Kovaçevski në Beograd: Ballkanit Perëndimor nuk i duhen kufijtë
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, gjatë vizitës në Beo...
-
Murphy: Njohja e ndërsjellë Kosovë – Serbi, pozitive për të ardhmen e tyre politike dhe ekonomike
Senatori Amerikan Chris Murphy, tha se marrëveshja Kosovë-Serbi është shumë r...
-
Murati jep detaje për faljen tatimore për vitin 2023: Deri në shumë 100 euro apo sa lartësia e faturës
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin...
-
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me memorandum për furnizim me energji
Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar sot një memorandum mirëkuptimi ...
-
Bjellorusia mirëpret vendosjen e armëve bërthamore taktike ruse: Rrezikohemi nga Perëndimi
Udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenko, ka mbrojtur plani...