Vizat Shëngen, BE pritet të vendosë rregulla të reja për Ballkanin
Autori: Gazeta inFokus
11:26 | 20 Tetor 2017
Shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor në të ardhmen për udhëtime në hapësirën Shëngen pritet që paraprakisht të kërkojnë miratim nga shërbimet përkatëse të Bashkimit Evropian.
Ata do të jenë të obliguar që ta bëjnë këtë, pavarësisht se edhe më tej do të jenë të liruar nga vendosja e vizave, transmetojnë mediat serbe.Komiteti për liri qytetare i Parlamentit Evropian ka bërë të ditur se e gjithë procedura është “komplekse” dhe se sistemi, nëse miratohet, do të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2020.
Miratimi për vizë do të kërkojë përmbushjen e formularëve elektronikë dhe përgjigjja e BE-së do të arrijë në afat më së largu 72 orë, por për ata të cilët konsiderohen si të rrezikshëm për sigurinë e BE-së do të refuzohet leja për udhëtim, thuhet në propozimin për vendosjen e sistemit të ri evropian për udhëtime (ETIAS).
Sipas propozimit, qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve tjera, për të cilët nuk janë të nevojshme vizat për udhëtim në hapësirën Shëngen, duhet të paguajnë për verifikim 10 euro, por ky shpenzim do të mbulojë periudhën për udhëtim brenda tri vjetësh, përkatësisht derisa të kenë vlefshmëri në pasaportë.
Përfaqësuesja për media e LIBE Estefania Narilos tha për agjencinë e lajmeve serbe Beta, se e gjithë procedura në Parlamentin Evropian pritet të përfundojë deri kah fundi i vitit, ndërsa për sistemin ETIAS vendimin përfundimtar do ta marrë Këshilli i Ministrave të BE-së.Sipas saj, sistemi mund të hyjë në fuqi me siguri në fillim të vitit 2020.
Qytetarët e Ballkanit Perëndimor, të cilët dëshirojnë që të marrin viza për hapësirën Shëngen, BE më herët do të kërkojë miratim përmes rrugës së formularit elektronik, në të cilin, përveç të dhënave personale dhe atyre mbi pasaportën, duhet të japin edhe adresën e qëndrimit në BE, të dhënat e atjeshme për kontakt dhe vendin hyrës në BE.
“Formulari elektronik me kërkesën e personave që të udhëtojnë pa viza në zonën Shëngen do të verifikohet automatikisht në bazën e të dhënave të BE-së, përfshirë edhe sistemin e informacionit Shëngen, sistemin e hyrjeve-daljeve, si dhe përmes bazës së policisë evropiane Evropol dhe Interpol, për të parë nëse dokumenti i udhëtimit është i humbur, vjedhur, ose nëse për personin është dhënë urdhri për arrest”, thuhet në arsyetimin e propozimit për ETIAS.
“Nëse kërkuesit i refuzohet viza, ai do të njoftohet për arsyet dhe do të ketë të drejtën e ankesës, përfshirë edhe atë përmes gjyqit”, thuhet më tej në propozim.Komisioni Evropian ka njoftuar se deri më tash janë 60 vende, për qytetarët e të cilave nuk janë të nevojshme vizat për hyrje në BE, ndërsa pritet që në kufijtë e Shëngenit në vitin 2020 të kalojnë mbi 39 milionë të huaj.

T� tjera
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...





























