Lajme

Vizat në nëntor 2023, Deliu: Nuk është e sigurt, mund të shtyhet edhe për 2024

Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 10 November 2022

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë se Kosova nuk e ka bindur Francën dhe shtetet tjera skeptike që vendimin për liberalizimin e vizave mos me lidhë me sistemin ETIAS.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se nëntori i vitit 2023 nuk është i sigurt, pasi funksionalizimi i plotë i këtij sistemi është shtyrë tri herë deri më sot.

Postimi i saj i plotë:

-Advertisement-

Megjithatë, duket se Kosova nuk e ka bindë Francën dhe shtetet tjera skeptike që vendimin për liberalizimin e vizave mos me lidhë me sistemin ETIAS, i cili, parashikohet me u funksionalizu në nëntor të vitit 2023.

Pra, parashikohet, nuk është e sigurt. Sepse, funksionalizimi i plotë i këtij sistemi është shtyrë tri herë deri më sot, Janar 2023, Maj 2023 dhe tani Nëntor 2023.

Kush e di, kështu, mundet me u shty edhe për ndonjë datë tjetër të 2024?! Por, presim na…edhe Qeveria, në mungesë t’punve!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera