Lajme

Viza për studentët kosovarë, SHBA del me sqarim shtesë

Autori: Gazeta inFokus 08:23 | 25 September 2020

Këshilltari politik në Këshillin Amerikan për Emigracion, Aaron Reichlin-Melnick, ka folur rreth vizave të studentëve në SHBA.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Twitter ka shkruar se studentët nga disa shtete të botës do ta kenë të limituar vetëm deri në dy vjet marrjen e vizave për në SHBA, transmeton Express.

“Në propozimin e ri të Departamentit të Sigurisë së Brendshme, nëse keni lindur apo jeni qytetar i njërit prej këtyre vendeve në këtë hartë, nuk do të mund të merrni vizë katër vjecare.

-Advertisement-

Reichlin-Melnick më vonë është sqaruar në një cicërimë tjetër duke thënë se ” Kjo është një nga ato cicërimat që u bë virale papritur, dhe natyrisht pasi e postova e kuptova që aksidentalisht e bëra atë të tingëllojë shumë më keq duke mos cekur mundësinë e zgjatjes së statusit, i cili do të ishte i lejuar edhe pas dy vjetësh. Nuk duhet të kisha thënë ndalim”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera