Lifestyle

Vivien, gjyshja e çmendur pas Mourinhos

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 09 July 2017

Një gjyshe, e cila e ka mbuluar trupin e saj me 20 tatuazhe të trajnerit Jose Mourinho, pranon haptazi se është e pasionuar pas teknikut portugez që ndryshe njihet me nofkën “The Special One” (I veçanti).

Vivien Bodycote, 59-vjeçare, sa herë që e sheh Mourinhon në televizor apo nëpër ballina të gazetave, i dobësohen gjunjët dhe për këtë arsye ka vendosur që trupin e saj t’ia dedikojë portugezit, shkruan Daily Mirror. Madje, burri i saj, Tony (76) që po e shijon pensionimin tashmë dhjetë vjet, nuk ka hezituar që nga pensioni i tij të paguajë një shumë të majme për tatuazhet e gruas Vivien.

Image

Nëpër pjesët e trupit të Vivienit ka tatuazhe të ndryshme, duke filluar prej tatuazhit të fytyrës së Mourinhos. Gjendet edhe emri i trajnerit portugez, përcjell sot Koha Ditore.

-Advertisement-

“Unë rrallë dal në qytet për shkak se nuk kthehem në shtëpi pa e bërë edhe një tatuazh tjetër të Mourinhos në trupin tim. Deri më tani i kam 20 tatuazhe të tij. Mourinho nuk është vetëm një i veçantë, por ai është i vetmi i tillë”, insiston Vivien. “Do të vdisja nëse do ta shihja për pak minuta Mourinhon. Po ashtu, me të do ta mashtroja burrin tim. Jam e varur pas Mourinhos dhe burri im më kupton plotësisht”.

Çmimet e tatuazheve të Vivienit kanë variuar prej 100 eurosh më i liri, deri në 300 euro më i shtrenjti. Ajo krenohet me të gjitha tatuazhet e saj dhe falënderon burrin Tony, i cili nuk ka hezituar që të shpenzojë afërsisht një mijë euro nga pensioni i tij…

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera