Lajme

Viva Fresh Store fiton “Çmimin e BE-së për Integrimin e Romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”

Autori: Gazeta inFokus 17:08 | 04 October 2021

Edhe një sukses i radhës! Viva Fresh Store fiton “Çmimin e BE-së për Integrimin e Romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”.

Komisioni Evropian ka shpallur 14 fituesit për integrimin e romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi për vitin 2021. Çmimi i këtij viti i është dedikuar njerëzve dhe kompanive të jashtëzakonshme që promovojnë barazi përmes punësimit.

Në mesin e shumë institucioneve punëdhënëse, publike e private, ndërmarrjeve dhe bizneseve nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut, Serbia dhe Turqia, kompania Viva Fresh Store nga Kosova, ka arritur që të fitojë këtë çmim i cili i dedikohet kontributit të madh në përmirësimin e përfshirjes së romëve në shoqëri.

-Advertisement-

Kompania Viva Fresh Store do të vazhdoj edhe me tutje të promovojë dhe përkrah punësimin e qëndrueshëm të qindra grave, burrave dhe të rinjve te të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera