Lajme

Vitomirica përkrah fuqishëm Gazmend Sylën për deputet

Autori: Gazeta inFokus 21:33 | 11 February 2021

Kandidati për deputet nga radhët e AAK’së, Gazmend Syla, ka vizituar Vitomiricën në komunën e Pejës, shkruan Gazeta Infokus.

Syla ka thënë se ka marrë mbështetje të madhe nga Vitomirica bashkë me Lagjen Xhemal Kada të Pejës, Ozdrimin e Duboven.

“Vitomirica është një prej bashkësive lokale që konsiderohet si ndër më të rejat e më të mëdhatë në Komunën e Pejës. Vitomirica njihet edhe për harmoni e siguri. Vitomirica bashkë me Lagjen Xhemal Kada të Pejës, Ozdrimin e Duboven, më 14 shkurt sigurt e me finesë do të rreshtohen me Ramushin President, ashtu siç kanë qenë të rreshtuar gjithmonë”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Ndryshe, Gazmend Syla garon me numrin 11 në listën e AAK’së./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy