Lajme

Vitia zhvillimin ekonomik të Prishtinës e lidh me investimet në pjesën e vjetër të kryeqytetit

Autori: Gazeta inFokus 08:14 | 02 November 2021

Arben Vitia, kandidat për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, ka folur për kandidaturën e tij, projektet dhe synimet që ai ka nëse zgjidhet si kryetar i kryeqytetit në garën e balotazhit që do të mbahet me 14 nëntor 2021.

Ai ë ka folur për planet e tij në lidhje me zhvillimin ekonomik të kryeqytetit.
Kandidati i LVV-së thotë se do të ndihmohet rinia përmes subvencionimit të start-up bizneseve.

“Në sektorin e IT-së kemi një rini që ka potencial të madh. Sot isha në ICK ku ishin mbi 550 biznese që kishin punësuar të rinj kryesisht në sektorin e IT-së”, tha Vitia në “Përballje”, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Ai thotë se megjithatë do të kenë në vëmendje edhe grupmoshat tjera sa i përket mbështetjes në zhvillimin ekonomik.

“Kemi pjesën e vjetër të kryeqytetit ku për shkak të mos investime për një kohë të gjatë, shpeshherë qytetarët i shmangen asaj zone dhe nuk dëshirojnë të kalojnë andej dhe bizneset e vuajnë këtë. Ne kemi plane për rivatalizimin e zonës së vjetër qoftë edhe estetik, duke riaktivizuar shumë profesione artizanale që tashmë kanë vështirësi në ushtrimin e aktivitetit të tyre”.

Vitia thotë se disa lagje do të zhvillohen me subvencionimin e bizneseve të caktuara.

“Këto lagje do të lidhen me pjesën tjetër të qytetit me rrugë e pedonale në mënyrë që qytetarët të mund të lidhen në mënyrë organike”, deklaroi tutje kandidati i LVV-së për kryetar të Prishtinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera