Lajme

Vitia: Zhvillimi i infermierisë përmes edukimit është i domosdoshëm

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 12 May 2023

Ministria e Shëndetësisë, Arben Vitia, ka promovuar Manualin e Procedurave Standarde të Infermierisë në Kujdesin Parësor Shëndetësor.

Kjo është bërë në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë, me moton “Infermieria jonë, e ardhmja jonë”.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë manuali është i obligueshëm për zbatim dhe si i tillë ndikon në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të infermierisë në Kujdesin Parësor Shëndetësor.

-Advertisement-

“Manuali do të ndikoj në përmirësimin e rezultateve, cilësisë, racionalitetin edhe efektivitetin e infermierisë në nivelin e Kujdesit  Parësor Shëndetësor në Kosovë. Roli i infermierisë është shumë i rëndësishëm në sistemin e kujdesit shëndetësor prandaj zhvillimi i infermierisë përmes edukimit të vazhdueshëm dhe rritjes së numrit të infermierëve me arsim të lartë universitar në vendin tonë është i domosdoshëm“, ka thënë ai.

E nënkryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës, Xhemajl Dugolli ka thënë se manuali do të ndikojë në zhvillimin e komunitetit infermieror dhe në shërbime cilësore shëndetësore.

“Sot shënohet kjo ditë në gjithë botën dhe jam i nderuar që jam mesin tuaj uroj dhe shpresoj që së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë  e këto aktivitete si ky i sotit, dhe këto manuale që po zhvillohen për të mirën e komunitetit tonë të jenë të vazhdueshme në të mirë të ofrimit të kujdesit për qytetarët tanë, për shërbime sa më cilësore”, tha ai.

Për shkak të pagave jo të mira dhe kushteve të punës në institucionet publike shëndetësore, ka ikje të madhe të infermierëve të cilët po e vazhdojnë ta ushtrojnë këtë profesion jashtë vendit./KP/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera