Vitia pret në takim një delegacion nga Malta, i udhëhequr nga homologu i tij Jo-Etienne Abela
Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 15 May 2023
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, bashkë me zëvendësministren Dafina Gexha – Bunjaku, pritën në takim ministrin e Maltës, Jo-Etienne Abela, bashkë me delegacionin e tij të përbërë nga Anthony Serracino-Inglott, Caroline Muscat dhe Jessica Spiteri.
Gjatë këtij takimi u diskutua për përvojën e dobishme që mund të përfitojë Kosova nga Malta shkaku i rrugës së ngjashme nëpër të cilën ka ecur për avancimin e sistemit të shëndetësisë.
Në veçanti u theksua rëndësia e ngritjes së kapaciteteve institucionale në AKPPM dhe trajnimi i stafit që është i angazhuar në rregullativën e barnave në Republikën e Kosovës, ndërsa në këtë drejtim është tejet e çmueshme mbështetja e Maltës bazuar në përvojën e saj.
Ministri Vitia tha se ofrimi i shërbimeve të kompletuara shëndetësore, duke përfshirë edhe shkëmbimin e përvojës për sigurimin e produkteve medicinale, është një proces i rëndësishëm për të avancuar sistemi farmaceutik në vend, sipas standardeve bashkëkohore të shteteve evropiane.
Gjatë këtij takimi ministrat ranë dakord për fushat e bashkëpunimit, ndërsa thanë se është e rëndësishme që ky proces të vazhdojë me hapa të shpejtuar.
Të tjera
-
Dëshmitari i 91-të i ZPS-së përfundon dëshminë në rastin e ish krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka përfunduar dëshminë dë...
-
Policia vendos pengesa në njërën nga urat në Bërnjak
Policia vendos pengesa të pjesërishme te Ura e Bërnjakut, Elshani jep detaje ...
-
Reagon Policia pas raportimeve se SHBA i “sanksionoi”: Vazhdojmë të kemi bashkëpunim të jashtëzakonshëm
Policia e Kosovës ka reaguar pas raportimit të djeshëm në media se Shtetet e ...
-
“The Telegraph”: Sali Berisha shpenzoi rreth 500 mijë euro për ta hequr “non gratan” në Britani
Gazeta e njohur britanike, “The Telegraph”, raportoi të mërkurën se ish-kryem...
-
Shala: Nuk ka favor më të madh për mafian energjetike, sesa kjo çasje politike e qeverisë
Deputeti i PDK-së Ferat Shala ka reaguar me një status në rrjetin social Face...
-
Haxhiu pret në takim homologun daneze, flasin për zbatimin e marrëveshjes për burgjet
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim homologun e s...
-
Osmani e përkushtuar për forcimin e marrëdhënieve me Gambinë
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj të Gambisë, Adama Ba...
-
Korenica i reagon Konjufcës: Pa u kthyer vajza me shami në shkollë nuk votojë në Kuvend, s’bëra fushatë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica ka njoftuar sot se nuk do të...
-
Militanti i VV-së i tallet keq me ambasadorin Hovenier: Gjyshi im thojke “shpija jote, pọrdha jote”
Egzon Azemi, militant i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit edhe këshilltar p...
-
Haradinaj pas paralajmërimeve të ShBA-së: Po hymë në një periudhë më të keqe
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar ...
-
Rrotullohet kamioni i një kompanie pastrimi në Mazgit, ngasësi përfundon në QKUK
Një aksident trafiku ka ndodhur në Magzit të Prishtinës, ku është rrotulluar ...
-
Radomiroviq pas shkarkimit e akuzon Rashiqin: Ndan mjete vetëm për bashkëpunëtorët e tij
Radoica Radomiroviq që dha dorëheqje nga partia e ministrit Rashiq, ka thënë ...