Vitia për gjetjet e auditimit në shëndetësi: “Nuk jam as polic, as prokuror, me këta njerëz le të merret ligji”
Autori: Gazeta inFokus
13:03 | 13 November 2026
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar në Kuvend se gjetjet e një auditimi të iniciuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe bordi përkatës tashmë janë çështje me të cilën duhet të merren organet e drejtësisë, shkruan Gazeta Infokus.
Deputeti Uran Ismaili, deklaroi se ka fatura të mëdha që njerëzit blejn barna esenciale dhe se kjo po neglizhohet nga ministri Vitia.
Në një përgjigje ndaj deputetit Uran Ismaili, Vitia ka thënë se auditimi është iniciuar nga vetë institucionet shëndetësore, duke e cilësuar këtë si një rast unik.
“Shëndetësia ka avancuar dhe do të avancojë. Duhet ta dimë një gjë: është rast unik një auditim i cili është iniciuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe bordi, ku janë gjetur këto të dhëna”, ka deklaruar Vitia.
Ai ka theksuar se nuk është detyrë e tij të veprojë si organ i ndjekjes, duke shtuar se përballja me personat e përfshirë në çështjen e auditimit duhet të bëhet përmes institucioneve të drejtësisë.
“Por, nuk jam as polic, as prokuror dhe nuk jam i përgatitur të përballem me ata njerëz pa forcën e ligjit. Tash ligji merret me këtë çështje”, ka deklaruar ministri.
Vitia nuk ka dhënë në këtë deklaratë hollësi për personat të cilëve u është referuar apo për veprimet konkrete që priten nga organet e drejtësisë.
“Shëndetësia ka avancu do të avancoj, do ta dijm një gjë, është rast unik një auditim i cili është iniciuar nga Ministia e Shëndetësis dhe bordi ku i ka gjetë këto të dhëna, por nuk jam as polic as prokuror, por sjam i përgatitu të parëballem me ata njerëz pa forcën e ligjit tash ligjit merret me këtë çështje.”

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...






























