Lajme

Vitia njofton për lehtësimin e masave kufizuese, nga kjo datë hapen edhe objektet fetare

Autori: Gazeta inFokus 17:45 | 25 May 2020

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se nga 28 maji do të lehtësohen masat kufizuese për parandalimin e COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Njoftimin e ka bërë përmes një konference të përbashkët për media me kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnavën, kreun e Ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergjin, drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadanin dhe drejtoreshën e Klinikës Infektive të QKUK-së, Lindita Ajazaj-Berisha.

Ai ka thënë se nga e enjta do të hapen edhe objektet fetare.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera