Vitia në takim me përfaqësuesit e Bankës Botërore, flasin për gjendjen me pandeminë
Autori: Gazeta inFokus
16:48 | 01 April 2021
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Arben Vitia zhvilloi sot një takim virtual me Massimiliano Paolucci, menaxher i Bankës Botërore për Kosovën dhe për Maqedoninë e Veriut, në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore dhe përfaqësues të tjerë të këtij misioni.
Kjo u bë e ditur në një njoftim nga MSH-ja ku thuhet se u diskutua edhe për gjendjen me pandeminë, shkruan Gazeta.
Sipas njoftimit ministri Vitia ka falënderuar misionin e Bankës Botërore për gatishmërinë dhe reagimin e shpejtë ndaj nevojave të Kosovës gjatë pandemisë COVID-19 dhe për fleksibilitetin e treguar brenda projekteve ekzistuese midis MSh-së dhe këtij misioni.
Gjatë takimit është biseduar për situatën rreth COVID-19 dhe përgjigjen e përbashkët ndaj sfidave që ka shkaktuar koronavirusi në të gjitha aspektet, si dhe nevojën e lehtësimit të procesit të sigurimit të vaksinave kundër COVID-19 dhe përgjithësisht edhe të forcimit shëndetësor të Kosovës.
Vitia ka siguruar misionin e BB-së se me ekipin e tij është i përkushtuar për të siguruar vazhdimësinë e projekteve të përbashkëta në proces me BB dhe arritjen e objektivave të përcaktuara në to.
Nga ana e tij, Massimiliano Paolucci, ka shprehur përkushtimin e misionit të BB-së që të bashkëpunojmë ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë në realizimin e projekteve, me qëllim të përmirësimit të indikatorëve shëndetësor në Kosovë./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Deputeti i AAK-së kërkon që Vitia të raportojë në Kuvend lidhur me refuzimin e kontratës me Pfizer
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Koso...
-
Haxhiu thotë se ka siguruar deri në 3 milionë vaksina Pfizer, thotë se kërkohet vetëm miratimi i MSH’së
Deputeti i PDK’së Bekim Haxhiu thotë se ka arritur të kontaktojë me kompaninë...
-
Zgjedhjet në Shqipëri do t’i monitorojnë 65 vëzhgues nga asambleja e OSBE
Rreth 65 vëzhgues nga Asambleja Parlamentare e OSBE do të vendosen javën e ar...
-
Prizreni “vlon” nga qytetarët pas iftarit
Pavarësisht masave anti-Covid, në mbrëmjen e sotme qytetarë të shumtë janë gr...
-
PDK: Me pas shtet si duhet, Vitinë pas konferencës, do të duhej ta priste Prokurori me Policinë
Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka reaguar me anë të një shkrimi në Facebook ...
-
110 pacientë me Covid-19 në Klinikën Infektive, 90 për qind me oksigjeno-terapi
Po vazhdojnë shifrat e larta të të vdekurve dhe rasteve të reja me Covid-19, ...
-
Pse s’po publikohet plani i Qeverisë Kurti II, flet Mimoza Kusari-Lila
Mimoza Kusar-Lila, ushtruese e detyrës së Kryetares së Grupit Parlamentar të ...
-
A refuzoi Arben Vitia të nënshkruaj kontratën për vaksina, flasin nga Pfizer dhe BioNTech
Kompania amerikano-gjermane Pfizer dhe BioNTech në një përgjigje ekskluzive p...
-
Mbi 12 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se numri i r...
-
Nushi për ministrin Vitia: Dr. Hipokriti po e trajton procesin e vaksinave si sekret shtetëror
Anëtari i PSD’së, Nol Nushi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në faceboo...
-
Serbia do të fillojë të prodhojë vaksinën Sputnik V në maj
Serbia planifikon të fillojë prodhimin e vaksinës Sputnik V të Rusisë kundër ...
-
Të burgosurit e Smrekonicës kanë disa kërkesa për presidentën e kryeministrin
Të burgosurit e Qendrës Korrektuese në Smrekonicë i kanë dërguar letër publik...