Lajme

Vitia: Kemi mungesë anesteziologësh, në ShSKUK janë 140 vende të lira pune

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 08 February 2023

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se vendi po përballet me mungesë të anesteziologëve.

Ai u shpreh i brengosur me ikjen e profesionistëve shëndetësorë jashtë vendit, teksa tha se në këtë drejtim, qeveria është munduar që të kujdeset me koeficientin e pagave, ku sipas tij, profesionistët shëndetësorë kanë përfituar më së shumti se çdo kategori tjetër.

“Kemi filluar dhe është një rregullore e cila do të përcaktojë se për mjekët specialistë që vendosin të punojnë vetëm në sektorin publik do të ketë një shtesë ekstra. Natyrisht që është edhe përvoja e punës dhe pas kalimit të Ligjit të Pagave, një mjeku specialist nëse punon vetëm në ShSKUK mund t’i shkojë paga deri në 1 mijë e 700 apo 800 euro në muaj”, është shprehur Vitia.

-Advertisement-

Tutje, ai bëri të ditur se në Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës janë 140 vende të lira pune për staf shëndetësor.

“ShSKUK-ja si organizatë në vete, çdo kërkesë që e ka në raport me stafin për të përmirësuar shërbimet i hap konkurset vetë. Ajo çka kam dëgjuar nga bordi, tani janë 140 vende të lira pune për staf shëndetësor, kryesisht staf i mesëm, pra infermieror”, është shprehur Vitia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera