Lajme

Vitia: Katër nga të lënduarit janë kthyer në Gjermani për trajtim të mëtejmë

Autori: Islam Morina 00:19 | 28 July 2021

Ministrat Xhelal Sfeçla e Arben Vitia, u janë drejtuar mediave dhe qytetarëve pas arritjes së 21 të mbijetuarve të aksidentit tragjik të Kroacisë, shkruan Gazeta Infokus.

Ministri Vitia ka ndarë detaje nga gjendja shëndetësore dhe trajtimi që po u bëhet të lënduarve në Kroaci , duke treguar se 4 nga ta janë kthyer në Gjermani për trajtim të mëtejmë.

“E diela e 25 korrikut ishte ditë tragjike për qytetaret e Kosovës në veçanti të familjareve të viktimave andaj u shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave. Siç jeni të informuar në autobus ishin 67 bashkatdhetarë dhe dy shoferë, ku kanë mbetur 10 të vdekur, kurse fillimisht 45 të hospitalizuar, kurse 15 në gjendje më të rënduar. Shfrytëzoj rastin të falënderoj të gjitha autoritetet si kryeministrin dhe ministrat e linjës si dhe drejtorin e spitalit në Slavonski Brod për kujdesin e treguar. Ata përveç trajtimit të duhur i kanë bërë pacientët të ndihen si në shtëpinë e tyre . Tashmë 28 të lënduar janë liruar, kurse 15 të tjerë po trajtohen, ku një në gjendje më të rënd është transferuar në spitalin e Zagrebit, por gjendja e saj është stabile dhe duhen edhe disa ditë që ajo të rikuperohet. Nga të liruarit 4 nga ta kanë zgjedhur që të shkojnë në Gjermani për trajtim të mëtejmë dhe është bërë në koordinim me ambasadën tonë atje. 6 do të lirohen në ditët në vijim dhe 6 të tjerë lirohen deri të premten, kurse 9 të tjerë do të qëndrojnë edhe për disa ditë në Slavonski Brod, pastaj do të shohim se a do të vijnë për trajtim këtu, apo në Gjermani. Shumica e të lënduarve janë me politrauma ku përveç njërit gjendja e të tjerëve është stabile”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

-Advertisement-

Kujtojmë se mbrëmjen e së martës janë kthyer nga Kroacia në Kosovë 21 bashkatdhetarë që i mbijetuan aksidentit tragjik në Kroaci./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera