Lajme

Vitia i kërkon homologut të tij gjerman mbështetje për zhvillimin profesional të mjekëve nga Kosova në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 19:14 | 13 October 2024

Përmes një postimi në Facebook ministri Vitia ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim të frytshëm me Ministrin e Shëndetësisë së Gjermanisë, Dr. Karl Lauterbach, në kuadër të Samitit Botëror të Shëndetësisë në Berlin.

Vitia ka thënë se gjatë bisedës, ka falënderuar atë për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania ka dhënë ndër vite për Republikën e Kosovës.

“E njoftova Ministrin Lauterbach me prioritetet dhe investimet tona. Po ashtu, biseduam për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë në të ardhmen. Paraqita gjatë takimit dhe nevojën për ndihmën teknike e investimet nga Gjermania përfshirë edhe atë për funksionalizimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në Kosovë”, ka shkruar ministri në Facebook.

-Advertisement-

Tutje Vitia ka thënë se gjatë takimit, ka kërkuar nga homologu i tij mbështetje për edukimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional të mjekëve tanë përmes trajnimeve në Gjermani, për përmirësimin e kapaciteteve tona shëndetësore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera