Lajme

Vitia flet për insulinat: Tregon se kur mund të ketë furnizim me to

Autori: Islam Morina 11:16 | 15 June 2021

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, më në fund ka folur edhe për mungesat me furnizim me insulinë për diabetikët, ku ka thënë se kjo mungesë ka ardhur si pasojë e një problemi me tenderim në tetor të vitit të kaluar dhe se beson që deri në fund të këtij muaji të sigurohen dozat e nevojshme me insulinë për pacientët inslulin-varës, shkruan Gazeta Infokus.

“Deri me datën 12 të 5-it, nuk ka pasur asnjë mundësi që të iniciohet asnjë procedurë për insulinë, për arsye të disa problemeve të procedurës paraprake që ka filluar në tetorin e kaluar. Me kapërcimin e kësaj date Ministria e Shëndetësisë ka marrë të gjitha masat dhe jemi në proces, i cili besoj që deri në fund të këtij muaji do të konkretizohet me një kontratë e cila do të sigurojë doza të mjaftueshme të insulinave për pacientët tanë diabetik insulin-varës, të cilët fatkeqësisht për momentin nuk i kanë insulinat në dispozicion, mirëpo për arsye të cilat besoj që në një moment ose një tjetër edhe organet tona përgjegjëse do ta japin fjalën e tyre”, ka thënë ministri Vitia.

Këto komente ministri Vitia i ka bërë në konferencën për media që është mbajtur lidhur me vaksinimin në masë me vaksinën kundër virusit Covid-19, që do të fillojë qysh këtë të martë, pasi u pyet nga gazetarët për këtë çështje.

-Advertisement-

Gazeta Infokus ka raportuar ditë më parë se mungesa me insulinë po u shkakton telashe të mëdha dibateikëve të cilët mezi arrijnë që ti sigurojnë dozat e nevojshme të saj, madje edhe duke udhëtuar jashtë Kosovës për ti siguruar ato.

LEXO EDHE: Alarmante: Mungesa e furnizimit me insulinë rrezikon diabetikët

Gazeta Infokus tash e sa ditë ka dërguar pyetje në Ministrinë e Shëndetësisë të drejtuar nga Arben Vitia, por që asnjëherë nuk kanë dhënë përgjigje lidhur me këtë problematikë.

Kujtojmë se pacientët diabetik që varen nga insulina për normalizimin e glikemisë në gjak, janë duke u përballur me mungesën e tyre tash e katër muaj. Problematik mbetet fakti se ky medikament vështirë, ose fare nuk gjendet edhe në farmacitë private./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera