Lajme

Vitia dhe përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, diskutojnë për pandeminë e vaksinat

Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 09 June 2021

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Sekretari i Përgjithshëm Naim Bardiqi kanë takuar sot përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar të kryesuar nga Gabriel Di Bella, shefi i Misionit për Kosovën.

Gjatë këtij takimi, Ministri Vitia informoi ekipin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për situatën rreth COVID-19, procesin e vaksinimit në masë, arritjen e marrëveshjes me prodhuesin Pfizer dhe plane të tjera të cilat ishin në interes të këtij grupi.

Në anën tjetër Di Bella, shprehu mirënjohjet e tij për uljen e rasteve të infektimit dhe përmirësimit të situatës epidemiologjike në Kosovë dhe konfirmuan edhe një herë bashkëpunimin e FMN-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera