Lajme

Vitia: Deri në fund të vitit vijnë edhe 500 mijë doza të vaksinës Pfizer

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 22 September 2021

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë raportimit për situatën me COVID-19, ka bërë të ditur se deri në fund të këtij viti në Kosovë vijnë edhe 500 mijë doza të vaksinës Pfizer.

“Vaksinat janë treguar mjet efikas sidomos me ato që i kemi në dispozicion, AstraZeneca dhe Pfizer. Opsioni më i mirë dhe më i lirë për të parandaluar valë të reja. Janë mbi 400 mijë doza të vaksinës Pfizer në stoqet tona, do të vijnë edhe 500 mijë doza nga kjo kontratë”, tha Vitia.

Më tej, Ministri u bëri sërish thirrje qytetarëve që të vaksinohen para sezonit të dimrit duke thënë se mënyra e aplikimit është më e thjeshtë se kurrë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera