Lajme

Vitia: Deri në fund të vitit, nga “Pfizeri” priten 1.2 milionë vaksina

Autori: Gazeta inFokus 19:24 | 28 May 2021

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se deri në fund të vitit në Kosovë dotë arrijnë 1.2 milion dozë vaksina Pfizer.

“Duhet të kuptoni një gjë, për shkak të shumë termave të konfidencialitetit që i kemi me kompaninë Pfizer, nuk mund të ju japim më shumë informata, por deri në fund të vitit pritet të arrijnë mbi 1,2 milion vaksina Pfizer.”, ka thënë ai në konferencë për media.

Marrëveshjen me Pfizer e ka bërë të ditur edhe vet kryeministri Kurti në mbledhjen e qeverisë.

-Advertisement-

“Posa janë përmbyllur në mënyrë të suksesshme negociatat për ardhjen e vaksinave në Kosovë me ç’rast kemi blerë vaksina nga prodhuesi ‘Pfizer’ dhe tash duke iu falënderuar kësaj ne do të mund të bëjmë vaksinimin edhe përtej grupeve me prioritet dhe të shkojmë në mënyrë të sigurt drejt zotimit që të përmbyllim imunizimin e popullsisë sivjet, përkatësisht 60 për qind të qytetarëve”, ka thënë Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera