Viti me rritjen më të lartë të çmimeve
Autori: Gazeta inFokus 08:13 | 30 December 2021
Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore e ka vështirësuar sigurimin e artikujve të nevojshëm për familjen me gjashtë anëtarë, Përvetica, nga Prishtina.
Kjo familje jeton vetëm me 200 euro të pensionit të kryefamiljarit 76 vjeç Sheqirit. Katër fëmijët e tij, dy vajza dhe dy djem, janë në moshë pune, por të papunë.
“Unë vetëm ua jap fëmijëve paratë e pensionit dhe ata dalin blejnë. Ata po ankohen se janë rritur çmimet. Pensioni nuk mjafton, po çka të bëjmë…aq sa kemi, blejmë”, thotë Pervetica.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se norma vjetore e inflacionit në muajin nëntor të këtij viti ka arritur në 6.9 për qind, nga 0.1 për qind sa ka qenë në periudhën e njëjtë të vitit 2020.
Rritja më e lartë është vërejtur te buka, drithërat, mishi, qumështi, djathi, vaji, vezët, pemët dhe perimet. Përveç produkteve për ushqim, në Kosovë është paralajmëruar edhe rritja e çmimit të energjisë elektrike dhe ujit.
Situatë e ngjashme me çmime është edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe në Evropë.
Rritja e çmimeve ka ardhur për shkak të pengesave në zinxhirin e furnizimeve që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit, si edhe për shkak të rritjes së çmimeve të gazit.
Rritjen e çmimeve të ushqimeve me vështirësi po e përballon edhe familja prej shtatë anëtarësh e Miradije Shabanit. Miradija, rreth 50 vjeç është nënë e pesë fëmijëve. Ajo punon në një dyqan në sektorin privat dhe për këtë paguhet 300 euro në muaj. Përveç Miradijes, pagë 320 euro merr edhe vajza saj, e cila punon po ashtu në sektorin privat.
“Me dy paga në familje me vështirësi po ia dal që t’i blej gjërat elementare. Çdo produkt është shtrenjtuar deri në një euro. Vaji është bërë gati dy euro. Paga po shpenzohet vetëm për ushqim, asgjë tjetër nuk mund të llogarisësh,” tha ajo.
Një litër vaj vitin e kaluar ka kushtuar 1.13 euro, përderisa tashmë ka arritur në 1.64 euro.
“Çmimet janë më të larta se sa ato zyrtare”
Inflacioni në këtë vit, konsiderohet më i larti në dekadën e fundit, thotë Selatin Kaçaniku, drejtor i organizatës “Konsumatori”.
Ai konsideron se çmimet janë më të larta sesa që paraqiten në të dhënat zyrtare. Sipas tij, rritja reale e çmimeve është rreth 12 për qind.
“Ne, si konsumatorë, e vërejmë në shportë se kemi rritje të çmimeve në sasi, në cilësi, në skadim dhe të tjera. Me këto paga, të gjitha familjet e Kosovës meritojnë një medalje për gjeturinë, për mënyrën se si ia dalin të bashkojnë fillimin me fundin e muajit”, vlerëson Kaçaniku.
Paga mesatare bruto në Kosovë llogaritet të jetë rreth 460 euro. Paga mesatare bruto në sektorin publik është rreth 620 euro, ndërsa në sektorin privat rreth 380 euro.
Kurse, paga minimale është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç.
Edhe profesori i Ekonomisë, Musa Limani, thotë se pagat në Kosovë janë shumë të ulëta për të përballuar inflacionin.
“Paga prej 300 eurosh është vetëm pagë minimale. Kjo pagë – sipas përllogaritjeve që kam bërë vitin e kaluar, në bazë të çmimeve publike të ASK-së, ka rezultuar se shporta mujore e jetesës është 300 euro në muaj – kur kësaj shporte i shtohet rritja e çmimeve gjatë këtij viti, atëherë edhe 1/3 e pagës shpenzohet për ushqim”, thotë ai.
Por, Sheqir Përvetica thotë se përveç ushqimit, të larta janë edhe faturat për shërbime komunale, përfshirë energjinë elektrike.
“ Rryma, uji, mbeturina duhet paguar. Nuk di, situatë e keqe. Dikush po ka shumë (para) e dikush as bukën nuk mundet ta sigurojë”, thotë ai.
Musa Limani dhe Selatin Kaçaniku thonë se rritja e çmimeve i ka goditur më së shumti familjet me asistencë sociale, pensionistët dhe ata të papunë.
Numri i përgjithshëm i përfituesve të skemave sociale gjatë këtij viti ka arritur në më se 25,500 familje me më shumë se 101,000 anëtarë.
Ndërsa, shkalla e papunësisë në Kosovë paraqitet rreth 26 për qind ose 0.8 për qind më e lartë se vitin e kaluar./REL
Të tjera
-
Lajçaku thotë se anëtarësimi në BE, është nxitja më e fortë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve siç ka Kosova dhe Serbia
Ndërmjetësuesi i BE-së, për dialogun, Miroslav Lajçak ka thënë sot se perspek...
-
Ferizaj: Djali e rrāh babain, e sülmon me kubëz betoni dhe tenton ta godās me veturë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten në Ferizaj. Si rezultat i një mos...
-
Mentor Beqiri në paraburgim, dështon seanca për detyrimin 2.8 milionësh ndaj ATK-së
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka dështuar të mbahet një gjykim për një...
-
Kosova në Këshillin e Evropës, Rusia: Turp!
Autoritetet ruse e kanë cilësuar “të turpshëm” vendimin e fundit të Asamblesë...
-
Sinjalizuesi: Letër shqetësimi kryeministrit Kurti për rastin e përndjekjes së një shërbyesi civil që e denoncoi korrupsionin
Sinjalizimi i një rasti që kishte të bënte me “Faljen e borxheve për Ambalazh...
-
Policia konfiskon mbi 2 mijë patentë-shoferë për tre muaj
Policia e Kosovës i ka shtuar aktivitetet e saj për të parandaluar aksidentet...
-
Vd*es profesori Binak Gërguri
Ka vdekur profesori Binak Gërguri, punonjësi shumëvjeçar i Institutit Pedagog...
-
NDODH DHE KJO/ Mjekët japonezë padisin Google Maps, ja arsyeja
Afër 60 mjekë në Japoni kanë ngritur padi, duke akuzuar Google Maps për injor...
-
Policia konfiskon dy armë zjarri në dy raste të ndryshme në Suharekë
Policia e Kosovës ka njoftuar për konfiskimin e dy armëve të zjarrit brenda 2...
-
Policia e Prishtinës vazhdon aktivitetet për largimin e personave që kërkojnë lëmoshë në rrugë
Policia e Prishtinës po i vazhdon aktivitetet për largimin e personave që kër...
-
Stano: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, moszbatimi i marrëveshjeve ka pasoja për të dyja palët
Sot janë bërë 11 vjet nga arritja e marrëveshjes së parë në mes të Kosovës dh...
-
Kurti ‘i dështojnë’ inspektimet, banorët protestojnë për zgjerimin e rrugës Kijevë-Dollc
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka inaguruar fillimin e punimeve për zgje...