Sport

Viti i ri, Milot Rashica i vjetër – ylli kosovar realizon supergol nga 30 metra distancë (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 12 January 2020

Viti po ndryshon, por Milot Rashica po mbetet i njëjti.

Ylli i Kombëtares së Kosovës e ka nisur për mrekulli vitin e ri 2020, shkruan Gazeta inFokus.

Rashica ka realizuar një gol të bukur nga distanca prej 30 metrave, në duelin miqësor që Werder Bremeni e ka luajtur ndaj Hanoverit.

-Advertisement-

Vushtrriasi realizoi në minutën e 59’ për rezultatin përfundimtar, Werder Bremen 3-1 Hanover.

Ndryshe, Milot Rashica është bërë futbollisti kryesor i Bremenit dhe për të kanë shfaqur interesim shumë klube të mëdha evropiane, por Rashica pritët që deri në fund të sezonit të qëndroj në Werder Bremen./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera