Viti i pandemisë, ShBA regjistron rritjen më të vogël të popullsisë në 75 vite

Autori: Gazeta inFokus
11:28 | 22 December 2021
Rritja e numrit të popullsisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) ka qenë më e vogla ndonjëherë në vitin e parë të pandemisë.
Ndër shkaqet kryesore janë përmendur: imigrimit i ulët, shtyrja e shtatzënive dhe qindra mijëra vdekje të lidhura me koronavirusin.
Byroja e Regjistrimit në Shtetet e Bashkuara ka treguar se popullsia është rritur për 0.1 për qind apo për 392 mijë e 665 persona në periudhën korrik 2020 – korrik 2021.
Kjo rritje e ka çuar totalin e popullsisë në 331.8 milionë banorë, raporton REL, përcjell Tch.
Rritja e numrit të popullsisë është përballur me ritme të ngadalshme në ShBA edhe në të kaluarën, mirëpo shifrat e fundit janë edhe rezultat i pandemisë.
“Kam pritur ulje, por jo kaq shumë”, thotë William Frey, hulumtues i lartë në Institutin Brookings, në një përgjigje për agjencinë e lajmeve Asscicated Press.
“Kjo na tregon se pandemia ka pasur ndikim të madh në të gjitha fushat, tani edhe në demografi. Ne kemi popullsi që po plaket dhe kjo nënkupton se më pak gra janë në moshën e riprodhimit. Shohim të rinjtë që janë duke shtyrë moshën kur duan të kenë fëmijë dhe ata duan të kenë më pak fëmijë”, shton ai në përgjigjen e tij.
Një tjetër raport i publikuar më 21 dhjetor ka treguar se jetëgjatësia ka rënë për 1.8 vjet më 2020 në ShBA.
Kjo njëherësh është ulja më e madhe për më shumë se 75 vjet. Shkak edhe këtu është përmendur pandemia.
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, jetëgjatësia mesatare e një njeriu tani shkon në 77 vjet për dallim nga 78.8 sa ka qenë më 2019.

Të tjera
-
Kelmendi: Pse Albin Kurti e lavdëroi sot Vuçiqin?!
Gazetari Adriatik Kelmendi ka komentuar deklaratën e Kurtit se vetëm në Kosov...
-
Kupchan: Mendoj se është vetëm çështje kohe kur Kosova do të jetë në NATO
Charles Kupchan, ish-këshilltari i Barack Obamës, ka thënë se është çështje k...
-
Cakolli i KDI ia gjen Kurtit edhe 18 shtete të tjera ku partia e parë ka fituar më shumë se e dyta dhe e treta bashkë
Eugen Cakolli i KDI-së ka shkruar në profilin e tij në “facebook”, duke tregu...
-
“Koha ka mbaruar, fitorja do të jetë e jona”, vazhdojnë protestat masive të studentëve në Serbi – policia përdor gaz lotsjellës
Protesta “Shihemi në Vidovdan”, e thirrur nga lëvizja studentore, filloi sot ...
-
Hapet “Tuneli i Kurrizit”, i transformuar krejtësisht
Tuneli i Kurrizit është hapur të shtunën pas disa muajsh punime për transform...
-
Përfshihet nga fla*kët një shtëpi në Lupç të Podujevës, s’dihet për të lënduar
Një shtëpi është përfshirë nga flakët në fshatin Lupç të Podujevës. Nuk di...
-
Ish-këshilltari i sigurisë së Trump: Marrëveshja Kosovë-Serbi nuk mund të imponohet nga jashtë
Edhe pse Ballkani në sytë e ish-këshilltarit të sigurisë së presidentit Donal...
-
Arrestohet 38-vjeçari nga Kosova në Ulqin, dyshohet se shkaktoi një zja*rr pasi e gjuajti cigaren
Një 38-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia e Malit të Zi, si i dysh...
-
Fëmijë i braktisur në veturë në 43°C – policët thyejnë xhamin për ta shpëtuar
Një foshnjë u shpëtua nga një situatë potencialisht fatale në qytetin Corona ...
-
Bajrami: Propozimet e Kurtit janë shkelje flagrante kushtetuese
Shefja e GP Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas takimit të...
-
Aksident mes gjashtë veturave në Tiranë, lëndohen dy policë e një qytetar
Gjashtë vetura janë përfshirë në një aksident në Tiranë. Si pasojë e aksid...
-
Çmimi i naftës në botë drejt rënies më të madhe në dy vjet
Çmimet e naftës u rritën të premten, megjithatë projeksionet po tregojnë se d...