Lajme

“Viti 2202”, Komuna e Ulqinit ua lë fajin fëmijëve të qytetit

Autori: Gazeta inFokus 11:52 | 19 Dhjetor 2021

Nga qyteti i Ulqinit, u bë lajm një dekorim i çuditshëm – në vend se të shënohej se po hyjmë në vitin 2022, ata shkuan shumë më larg, në vitin 2202.

E krejt ky sherr, sipas sekretarit të Drejtorisë së Turizmi në UIqin, Fitim Avdiut, ka ardhur nga fëmijët e qytetit.

Sipas tij, disa të mitur ia kanë ndërruar vendet numrave, por që tash gjithçka është në rregull dhe numrat janë vendosur në pozicionet e duhura.

-Advertisement-

“Fëmijët e qytetit ia kanë ndërru vendet. Tash është mirë 2022, është ndërru menjëherë”, ka thënë Fitim Avdiu për KlanKosovën.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy