Lajme

Viti 2020, mundësi për një karrierë të re

Autori: Gazeta inFokus 08:28 | 10 January 2020

Tashmë kemi hyrë në vitin 2020, dhe fillimi i vitit gjithmonë është një periudhë e mirë për të filluar me gjëra të reja. Për shumë njerëz, ky vit mund të jetë një mundësi për të nisur edhe një karrierë të re.

Nëse ndër qëllimet tuaja për vitin 2020 është gjetja e një pune të re, atëherë ndiqni këshillat e mëposhtme.

1. Përgatiteni një CV profesionale

-Advertisement-

CV-ja është dokumenti i parë nëpërmjet të cilit një punëdhënës njoftohet me ju. Për ta sjellë intervistën dhe punën më pranë, duhet të keni një CV profesionale. Kujdesuni që ta keni një CV të strukturuar mirë, ku përfshihen të gjitha të dhënat që duhet t’i dijë një punëdhënës rreth jush.

2. Shkruani mirë një letër të motivimit

Jo gjithmonë është e mjaftueshme të keni një CV të mirë për ta fituar punën që dëshironi. Letra e motivimit po ashtu luan një rol të rëndësishëm kur është në pyetje përzgjedhja për një vend pune. Të gjithë punëdhënësit duan të dinë rreth motivimit të një kandidati për t’u bërë pjesë e një kompanie, shkruan KosovaJob. Para se të nisni shkrimin e letrës së motivimit është thelbësore të njihni strukturën e saj – pra çka duhet të përmbajë ajo letër.

3. Përgatituni për intervistë

Në mënyrë që t’i rrisni gjasat për t’u punësuar në këtë vit, kushtoni rëndësi përgatitjes për intervista të punës në të cilat mund të ftoheni. Përgatitja për intervistë duhet të jetë fillimisht psikologjike. Disa pyetje tashmë veç janë bërë të njohura në intervista të punës, ndaj, për të lënë një përshtypje të veçantë tek intervistuesit, mundohuni të jepni përgjigjet e duhura në pyetjet e zakonshme që bëhen në intervista të punës. Ndër tjera, keni parasysh se edhe paraqitjes së jashtme duhet t’i kushtohet rëndësi. Veshmbathja në intervista të punës krijon përshtypjen e parë për shumë punëdhënës.

4. Filloni një praktikë ose kyçuni në punë vullnetare

Përfshirja në punë praktike mund të jetë një mundësi shumë e mirë për t’u bërë pjesë e një kompanie të caktuar, në një pozitë të caktuar. Puna vullnetare gjithashtu është një tjetër mënyrë për të krijuar një karrierë të suksesshme këtë vit. Sot, puna vullnetare njihet edhe si përvojë pune, shkruan KosovaJob. Mundësitë për punë vullnetare në Kosovë nuk janë të pakta dhe duke shërbyer në fusha të ndryshme, ju do të arrini të rriteni profesionalisht dhe në të ardhmen të mund të kyçeni në punët ku e shihni veten më mirë dhe më të përgatitur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera