Viti 2011, kur Merkel erdhi në Kosovë me mesazhet e fuqishme nga Gjermania

Autori: Gazeta inFokus
23:11 | 10 June 2022
Në vitin 2011 në Aeroportin e Prishtinës do të ateronte një aeroplan, i cili brenda transportonte gruan që cilësohej më e fuqishmja në botë. Për pak orë, kancelarja Angela Merkel do të vizitonte shtetin më të ri, Kosovën.
Por, kjo vizitë vlerësohej si jashtëzakonisht e rëndësishme, veçmas që po ndodhte në kohën kur Gjermania refuzoi që Serbia të ketë statusin e shtetit kandidat për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.
Ajo ishte pritur në atë kohë nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi.
Zonja e Hekurt kishte shfaqur përkrahjen për Kosovën, mirëpo kishte kërkuar që në vend të luftohet korrupsioni.
E nga Serbia, Merkel qartazi kërkonte largimin e strukturave paralele në veri.
“Në bisedat tona me Serbinë, e kemi bërë të qartë se çka dëshirojmë, pra ka nevojë për gjetje të mundësive për tregti të lirë, gjetje të mundësive për bashkëpunim në aspektin kufitar dhe që jemi të angazhuar që në Kosovë të mos ketë struktura paralele”, kishte deklaruar ajo.
Me këtë rast, Merkel theksonte se ishte radha e Kosovës për të ndërmarrë veprime.
“Unë mendoj që është arritur një hap i madh dhe është radha te pala kosovare që edhe ajo të japë diçka nga vetja në mënyrë që t’i jepet zgjidhje paqësore kësaj çështjeje”, kishte thënë ajo tutje.
Këto ishin kushtet themelore që sipas Merkel, Kosovës t’i hapen dyert e BE-së.
Ndërsa përkrahja për Kosovën sipas kancelares dëshmohej me prezencën e pjesëtarëve të KFOR-it gjerman.
Këta i vizitoi vetëm pasi kishte zhvilluar një takim një orësh me ish-kryeministrin në hapësirat e aeroportit.
Një ngjarje kaq të rëndësishme për Kosovën, do t’ia dinin vlerën edhe fëmijët, të cilët do ta prisnin rrugëve eskortën e Merkelit.
Të tjera
-
E ndoqën, e grabitën dhe e vranë, 3 shqiptarë e 2 grekë akuzohen për vrasjen e 84-vjeçares
Policia greke është duke hetuar vrasjen e një 84-vjeçareje në Patisia, ngjarj...
-
Të plagosurit në Pejë janë familjarë, njëri i plagosur me 5 plumba
Në Një përleshje në fshatin Kryshec të komunës së Pejës, në të cilën janë për...
-
Afganët në Kampin Bondsteel në Kosovë: Po jetojmë si të burgosur, ka gra që kanë abortuar shkaku i stresit
Një ish-zyrtar dhe politikan i inteligjencës afgane, i cili ka punuar ngushtë...
-
Shqiptari vret turkun në Gjermani, autoritetet vendosin çmimin e lartë për “kokën” e të riut
Një i ri shqiptar ka vrarë një shtetas turk në Gjermani mbrëmjen e së hënës n...
-
E rëndë/ Dalin pamjet nga aksidenti në Prishtinë ku u lëndun dy vajza
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në Prishtinë, ku një makinë ...
-
Një muaj paraburgim për arsimtarin që dyshohet se ngacmoi seksualisht 13-vjeçaren
Nxënësit kanë përfunduar mësimin, për këtë arsye aty nuk gjendet askush këtë ...
-
Udhërrëfyesi i ri për vizat, i papranueshëm për Kosovën
Deklarata e ish-presidenti Hashim Thaçi për liberalizimin e vizave u dha pasi...
-
Gjuajtje me armë në Pejë, lëndohen dy persona – njëri dërgohet në QKUK
Dy persona janë lënduar si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri në fshatin Krysh...
-
Aksident në Prishtinë, vetura godet dy vajza, policia jep detaje
Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në orët e vona në Prishtinë, ku dy vajz...
-
Fotografia e vjetër, kur Hashim Thaçi e Fatmir Sejdiu protestonin së bashku në Prishtinë
Disa fotografi të vjetra të protestave të vitit 1992 në Prishtinë, të realizu...
-
Paçarizi: Për mua është evolucion që Kurti ndihet krenar me flamurin e Kosovës
Për opinionistin Rrahman Paçarizi, fakti që kryeministri Albin Kurti sot ndih...
-
Stoltenberg mirëpret vendimin e Turqisë për Suedinë dhe Finlandën
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka mirëpritur njoftimin ...