Shëndetësi

Vitamina C: Ushqimet që duhet konsumuar për të shmangur mungesën e kësaj vitamine

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 17 May 2018

Vitamina C, ndryshe njohur si acidi askorbik, jo vetëm se ndihmon në mbrojtjen e qelizave dhe i mban të shëndetshme, por ndihmon edhe në mirëmbajtjen e lëkurës, enëve të gjakut, eshtrave, etj.

Ju duhet të merrni sasi të mjaftueshme të kësaj vitamine përmes ushqimeve që i hani.

Nëse keni mungesë të vitaminës C, ju do të ndiheni të dobët dhe të lodhur tërë kohën, të pikëlluar, do të keni madje edhe dhimbje në këmbë.

-Advertisement-

Por, çfarë sasie e vitaminës C i nevojitet një të rrituri për t’i shmangur këto simptoma?

Ekspertët shëndetësorë thonë se të rriturit (19-64 vjet) duhet të konsumojnë 40mg vitaminë C në ditë.

Vitamina C gjendet në shumë ushqime, duke filluar nga portokajtë, specat e kuq dhe të gjelbër, dredhëzat, brokoli, patatet, etj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera