Vitamina B6 jetike për trurin/ Zbuloni ushqimet ku gjendet
Autori: Gazeta inFokus 08:06 | 01 April 2021
Vitamina B6 është e një rëndësie të veçantë për shëndetin e zemrës, sistemin tretës, funksionin e muskujve, energjinë e të tjerë. Organizmi i përdor vitaminat e kompleksit B për të transformuar ushqimin në energji.
Të gjitha vitaminat e kompleksit B janë të rëndësishme për metabolizmin, trurin, mëlçinë, qelizat, shëndetin e flokëve, lëkurës dhe syve.
Vitamina B6 Për Trurin dhe Sistemin Nervor
Ajo është e përfshirë në prodhimin e hemoglobinës, proteina në gjak që transporton oksigjenin në organizëm. Kjo vitaminë ndihmon në prodhimin e serotoninës, hormonit që rregullon humorin dhe norepineprinës që e ndihmon trupin të përballojë stresin. Vitamina B6 ndihmon në prodhimin e melatoninës, që rregullon orën e brendshme dhe gjumin. Disa studime kanë treguar se kombinimi i vitaminës B6, B12 dhe folatit luan një rol në ngadalësimin e shpërbërjes së funksioneve të trurit, humbjes së kujtesës, sklerozës, Alzheimerit dhe depresionit.
Vitamina B6- Sa Miligramë Të Duhet?
Së pari, duhet të dini se vitamina B6 dhe simotrat e saj treten në ujë dhe në lëngje trupore. Kjo do të thotë se çdo sasi që trupi nuk e përdor dot, nxirret jashtë. Rrjedhimisht, njeriu ka nevojë të marrë vitaminë B6 çdo ditë. Sasia e saktë ditore e kësaj vitamine varet nga mosha, gjinia dhe rrethana të ndryshme siç mund të jetë shtatzania apo ushqyerja me gji.
Fëmijët
Foshnjat deri në 6 muaj kanë nevojë për 0.1 mg në ditë Fëmijët nga 6 muaj deri në 1 vjeç kanë nevojë për 0.3 mg në ditë. Fëmijët nga 1 deri në 3 vjeç kanë nevojë për 0.5 mg Fëmijët nga 4 deri në 8 vjeç kanë nevojë për 0.6 mg Fëmijët nga 9 deri në 13 vjeç kanë nevojë për 1 mg vitamin në ditë. Djemtë nga 14 deri në 18 vjeç kanë nevojë për 1.3 mg vitaminë. Vajzat nga 14 deri në 18 vjeç kanë nevojë për 1.2 mg vitaminë në ditë.
Të rriturit
Burrat dhe gratë nga 19 deri në 50 vjeç kanë nevojë për 1.3 mg vitamin në ditë. Burrat mbi 51 vjeç kanë nevojë për 1.7 mg vitaminë në ditë. Gratë mbi 51 vjeç kanë nevojë për 1.5 mg vitaminë në ditë. Gratë shtatzënë kanë nevojë për 1.9 mg vitaminë në ditë. Gratë lehonë kanë nevojë për 2 mg vitaminë në ditë. Shumica e njerëzve që ushqehen shëndetshëm pajisen me këtë vitaminë pa patur nevojën e suplementëve. Por nëse ju nuk ushqeheni mirë atëherë duhet të tregoni kujdes me këtë vitamin.
Vitamina B6- Burimet Më Të Mira Ushqimore
Disa prej burimeve kryesore ushqimore të vitaminës B6 janë ushqimet e pasura me proteina si fasulet, qiqrat, mishi, shpendët, drithërat, arrorët, bananet, patatet dhe peshku. Nëse ju nevojitet më shumë, atëherë mund të konsumoni tabletat e thjeshta të multivitaminave. Disa sëmundje ndikojnë në përthithjen e kësaj vitamine siç mund të jenë sëmundjet e veshkave apo koliti. Simptomat e pamjaftueshmërisë së kësaj vitamine, përfshijnë enjtje të gjuhës, depresioni, konfuzioni, sistem të dobët imunitar dhe anemia. Nga ana tjetër, sasitë më të mëdha të kësaj vitamine shkaktojnë dëmtim të nervave, sëmundje të mushkërive tek meshkujt, veçanërisht tek duhanpirësit. Vitamina B6 është zakonisht e përfshirë në multivitamina. Konsultohuni me një mjek për të përcaktuar sasinë ditore të personalizuar të kësaj vitamine.
Të tjera
-
Keqpërdori pozitën zyrtare, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar ...
-
Arrestohen dy të dyshuar në Mitrovicë për dhënie e marrje të ryshfetit
Të mërkurë në Mitrovicë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri shtetas i...
-
Kushtetuesja e Speciales me vendim në rastin ‘Januzi e të tjerët’
Gjykata Kushtetuese e Speciales ka hedhur poshtë referimin lidhur me Rregullo...
-
Ministri Maqedonci udhëton në Hungari, pritet t’i zhvillojë disa takime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka udhëtuar për vizitë pune në Hungari....
-
Suharekë: Hyjnë me forcë në shtëpi dhe vjedhin para e stoli ari
Një person në Suharekë ka raportuar në polici të mërkurën se persona të panjo...
-
Rasti i Kolovicës ku mbetën të vrἀrë dy persona, arrestohet një i dyshuar
Policia e Kosovës ka konfirmuar se është arrestuar njëri prej të dyshuarve pë...
-
Kurti bashkëbisedoi me pjesëtarë të mërgatës në Hanover të Gjermanisë
Gjatë qëndrimit në Hanover, ku mori pjesë në panairin “Hannover Messe 2024”, ...
-
Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 20...
-
Mickoski: Bisedova me Taravarin dhe e urova për rezultatin në zgjedhje
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një deklaratë për media pas s...
-
Zhduket një grua në Skënderaj
Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Skënderaj. Poli...
-
Tre të lënduarit nga përleshja e mbrëmshme në “Rrugën B” po trajtohen në QKUK
Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pa...
-
Arrestohen 8 efektivë të policisë kufitare në Mal të Zi, iu morën ryshfet edhe kosovarëve
Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh ...