Vitamina B12 dhe rreziku që sjell mungesa e saj te personat me koronavirus
Autori: Gazeta inFokus 12:48 | 06 July 2020
Në vazhdën e studimeve që po kryejnë shkencëtarët për të zbuluar sa më shumë rreth COVID-19 është zbuluar një fakt interesant për vitaminën B12. Mungesa e kësaj vitamine në organizëm në këtë kohë pandemie është problem sepse rrit rrezikun e vdekshmërisë nga Covid-19 tek njerëzit dhe veçanërisht në moshën e tretë.
Mungesë e vitaminës B12 mund të mos diagnostikohet siç duhet në disa raste, megjithatë pasojat e një gjëje të tillë mund të jenë fatale për dikë të prekur nga koronavirusi.
Nivelet e pamjaftueshme të vitaminës B12 mund të nënshtrojnë sistemin imunitar dhe të pengojnë aftësinë e trupit për të prodhuar antitrupa ndaj infeksioneve virale. Mangësi të rënda të vitaminës B12 madje mund të shkaktojnë hiperomocisteinemi, një gjendje që mund të shkaktojë mpiksjen e gjakut në tru, mushkëri dhe këmbë.
Sasia e nevojshme e vitaminës B12
Suplementët e vitaminës B12 ofrojnë mbështetje premtuese për shëndetin e trurit dhe të gjithë organizmit Por përveç suplementëve që shiten në farmaci, vitaminën B12 mund ta merrni edhe nëpërmjet ushqyerjes së shëndetshme.
Nivelet e vitaminës B12 përcaktohen falë analizës së gjakut. Nivelet normale të saj konsiderohen nga 200 deri në 900 pikogramë/ milliliter (pg/ml). Shumica e ekspertëve bien dakord se çdo nivel nën 200 pg/ml përbën një mungesë të vitaminës në gjak. Ekspertë të tjerë këshillojnë se edhe niveli 350 pg/ml është optimal.
Burimet më të mira ushqimore të vitaminës B12
Kjo vitaminë e rëndësishme gjendet në ushqime të ndryshme siç janë: peshku, mishi, shpendët, vezët, qumështi dhe nënproduktet e tij. Vitamina B12 nuk gjendet tek ushqimet bimore por drithërat që konsumohen me qumësht në mëngjes janë të pasuruara me këtë vitaminë. Sardelet në veçanti janë të pasura me vitaminën B12 . Një sasi prej 150 gramë sardele përmban 200% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës B12.
Trofta është një shembull tjetër i një burimi të shkëlqyer të vitaminës B12. Një sasi prej 100 gramë troftë ofron 125% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës B12. Nga ana tjetër, një sasi prej 200 gramë salmon të pjekur ofron 80% të dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine të rëndësishme.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...