Lajme

Vita mbyll dyert, fermerët derdhin 70 mijë litra qumësht të freskët në ditë

Autori: Doresa Geci 15:30 | 16 September 2020

Rreth 70 mijë litra qumësht po derdhen çdo ditë nga fermerët në Kosovë.

Krejt kjo pasi qumështorja “Vita” dhe kompanitë e tjera për grumbullimin e qumështit nuk po ua blejnë më produktin  me të cilin mbajnë familjet fermerët.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur për Gazetën Infokus, kryetari u shoqatës së fermerëve Kosovar të Qumështit, Besim Kuqi.

-Advertisement-

Ai ka paralajmëruar se kjo sasi do të rritet në javën në vazhdim, ndërsa ka bërë të ditur se janë duke përgatitur një “dhuratë” për kompanitë, për të cilën nuk ka dashur të flas tani.

“Çdo ditë derdhen nga 70 mijë litra qumësht në Kosovë, dhe nga java e ardhshme do të dyfishohet sasia, dhe ekziston mundësi sasi edhe me të madhe. Zakonisht qumështi është duke derdhur para objekteve të pikave grumbulluese. Pika më e madhe është në Ratkovc në Raushiq të Pejës, është në Strellcë. Ne kemi edhe “një dhuratë” edhe për fabrikat e qumështit”, ka thënë Kuqi për Gazetën Infokus.

Kuqi njofton se nga hëna që po vije fermerëve do të ju bllokohet e gjithë sasia e qumështit.

Lexo edhe: Devollët i bllokojnë edhe prodhuesit e qumështit

Kjo pasi që kompania “Vita”, ka vendosur të mos pranojë qumështin nga fermerët.

“Fermerët individual janë të lajmëruar që nga e hëna do të ju ndalohet e gjithë sasia e qumështit. Qumështorja “Vita” ka njoftuar se nga data 21 nuk grumbullon qumështin, në rast që nuk plotëson Qeveria kërkesat”, është shprehur ai.

Në kompaninë “Vita”, i kanë thënë Gazetës Infokuse se arsyeje e mos pranimit të qumështit është krijimi i sasive të mëdha në stoqet e tyre.

“Për momentin nga fermerët është duke u pranuar qumështi, kufizim kanë pikat grumbulluese me 50% të sasive të dorëzuara mesatare dhe atë nga 1 Shtatori 2020. Arsyeja e mospranimit të qumështit është krijimi i stoqeve të produkteve të gatshme veqanërisht të qumështit UHT”, thuhet në përgjigjen zyrtare të kësaj kompanie.
Stoqet, sipas zyrtarëve të kompanisë “Vita” janë krijuar nga ndikimi i Pandemisë Covid-19 si dhe prania e së paku 10 importuesve të qumshtit UHT si dhe produkteve të fermentuara nga qumështi. “Vazhdimi i prodhimit në këto rrethana është i pa mundur. Ndërprerja e furnizimit do shkaktoi telashe të mëdha dy palëve dhe pasojat që do kemi në të ardhmen”, kanë thënë për Gazetën Infokus në kompaninë Vita.

Në anën tjetër kryetari u shoqatës së fermerëve Kosovar të Qumështit, Besim Kuqi ka paralajmëruar edhe protestë për javën e ardhshme, nëse qumështi i tyre mbetet në shtëpi.
“Jemi të organizum që të shpërthejmë. Herën e kalume ju drejtum policisë por Policia nuk na dha të drejtën për protestë shkaku i pandemisë. Dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e mori një vendimi për mos importim të vajit të palmës. Mirëpo ne kemi me dal javën e ardhshme ne protestë”, ka thënë mes tjerash ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera