Lajme

Vit tragjikë| 299 persona humbën jetën gjatë udhëtimeve ajrore në vitin 2020

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 22 February 2021

Në vitin 2020 ndonëse ishte kohë pandemie dhe transporti ajror nuk është shfrytëzuar, numri i aksidenteve nuk ishte edhe i vogël.

Vetëm vitin e kaluar në tërë botën sipas kompanisë holandeze To70 humbën jetën gjatë udhëtimeve ajrore 299 persona.

Këtë e ka bërë të ditur Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC).

-Advertisement-

“Në vitin 2020 pandemia uli për rreth 40% numrin e fluturimeve komerciale, por jo edhe të viktimave të shkaktuar nga aksidentet. Sipas kompanisë holandeze To70, e cila merret me ofrimin e shërbimeve konsulente të aviacionit, 299 persona kanë humbur jetën gjatë udhëtimeve ajrore komerciale në vitin 2020. Gjatë 2019-ës numri i viktimave ishte 257”, ka shkruar ai.

Derisa Ahmeti ka treguar se aksidenti i fundit me fatalitet në Kosovës është regjistruar në vitin 1999, ku humbën jetë 24 udhëtar.

“Duhet theksuar se në Kosovë pas vitit 1999, është regjistruar një aksident me fatalitet. Aeroplani i Kombeve të Bashkuara, i tipit Aerospatiale ATR – 42, është aksidentuar me datën 12 Nëntor 1999, në Shalë të Komunës së Mitrovicës, ku kanë humbur jetën 24 udhëtarë, punëtor të Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera