Visho Ajazi i jep ‘lamtumirën’ vartësve: Largimi s’ishte vendimi im!
Autori: Gazeta inFokus 08:56 | 03 November 2017
Ajo që u paraqit si ‘dorëheqje’ e kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, në fakt nuk ishte largim ‘me dëshirë’, por një vendim i imponuar nga nivele të larta të politikës.
Të paktën këtë gjë ka lënë të kuptohet ish-kreu i SHISH-it, në një mbledhje që ka organizuar me bashkëpunëtorët e tij përpara zyrtarizimit të largimit nga detyra.
Në mbledhjen e zhvilluar në SHISH, ku të panishëm kanë qenë disa nga drejtorët më të rëndësishëm të institucionit, Visho Ajazi, pasi u ka komunikuar largimin e tij nga detyra, ndër të tjera ka thënë se, ky nuk ishte vendim i tij.
Një deklaratë e tillë, e bërë mes bashkëpuntorësh shton edhe më shumë dyshimet për largimin e kreut të shërbimit sekret, i cili kishte marrëdhënie të mira me krerët e shtetit. Madje ai u dekorua edhe nga kryeministri Edi Rama.
Pas largimit të Ajazit nga detyra, media pranë qeverisë përhapën lajmin se ish-kreu i SHISH, kishte aplikuar për një detyrë të rëndësishme në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO). Diçka e tillë ka ndodhur, por të paktën tri muaj më parë, kur Visho Ajazi kishte aplikuar për të qenë pjesë e strukturave të sigurisë në NATO, por aplikimi i tij ishte refuzuar.
Më pas, po media pranë qeverisë dhanë edhe një tjetër skenar për publikun, atë të emërimit të Ajazit si ambassador të Shqipërisë në një nga vendet e BE.
Por edhe ky spekullim duket larg asaj që ka ndodhur, pasi në mbledhjen e zhvilluar me ish-varësit, Ajazi, ka lënë të kuptohet se, vendimi për largimin e tij nga kjo detyrë, ishte marrë në nivele të larta politike.
Por përtej spekullimeve dhe skenarëve, bashkëpunëtorët e ngushtë të Visho Ajazit, e kanë të qartë arsyen e largimit nga detyra të shefit të tyre.
SHISH-i, ishte institucioni i vetëm që ka dërguar informacione dhe raporte në Prokurori për grupin e Habilajve. Raporti i parë me të dhëna, emra, lëvizje konkrete, dhe veprimtarinë që kryente ky grup, i është dorëzuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në verën e vitit 2016.
Mbi bazën e këtyre informacioneve, Prokuroria regjistroi një procedim penal ndaj të dyshuarve, i cili u pasua nga një tjetër hetim në prill të vitit 2017, një muaj pas largimit nga detyra të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Policia e gjendur nën presionin e mungesës së informacionit, nxitoi të deklaronte se referimin për këtë çështje, e kishte dërguar ajo në prokurori. Por e vërteta është krejt ndryshe.
SHISH dërgon një tjetër raport për Habilajt, i cili i shkon paralelisht Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Policisë së Vlorës. Kjo e fundit, të njëjtat informacione i përcjell në prokurori si kallëzim penal ndaj të dyshuarve. Nisur nga këto të dhëna, bashkëpuntorët e Ajazit janë të bindur se, shefi i tyre u bë “kurban” për Habilajt./Mapo/
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...