Vishaj: Situatë e qetë epidemiologjike me Covid-19 dhe me virusin e Nilit
Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 18 September 2024
Aktualisht, në vendin tonë, situata epidemiologjike me koronavirus dhe situata me virusin e Nilit, është e qetë, deklaruan për Radio Kosovën përgjegjës mjekësorë nga Klinika Infektive në QKUK. Në këtë klinikë, është i shtrirë vetëm një pacient me COVID-19.
Koronavirusi është ende prezent në vendin tonë dhe tashmë është i pranishëm si sëmundje e rëndomtë në popullatë, ani pse situata epidemiologjike në vend, aktualisht paraqitet e qetë. Kështu ka thënë për Radio Kosovën drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj. Ai tha se gjatë këtij muaji ka rënë numri i të infektuarve me COVID-19 dhe se deri me tani, kanë vetëm një pacient të shtrirë me koronavirus.
“Në këto javët e fundit, ne fillimin e shtatorit ka një rënie të kërkesës për hospitalizim. Tashmë kemi vetëm një pacient të hospitalizuar dhe ky është një lajm i mirë sepse nuk kemi më shumë raste siç patëm në muajin gusht dhe në gjysmën e muajit gusht”, tha Vishaj
Vishaj ka folur edhe për situatën e infeksionit me ethe të Nilit perëndimor e që nuk ka qenë i përhapur më parë në vendin tonë.
“Ethet e Nilit perëndimor është një infeksion viral i cili shkaktohet nga virusi i Nilit perëndimore ashtu i emëruar. Deri me tani gjatë dy muajve të fundit kemi pasur tre pacientë me këtë virus. Tash e kemi një pacient që e kemi dërguar për diagnostikim serologjik dhe ka rezultuar pozitiv dhe ka manifestime të lehta klinike, nuk ka formën e humbjes së vetëdijes”, tha ai.
Sipas Vishajt, çdo qytetar që ka simptoma të COVID-19 apo të etheve të nilit perëndimor, duhet të konsultohet me mjekët në qendrat e mjekësisë familjare, dhe nëse situata është më delikate, atëherë detyrimisht të kërkojnë ndihmë në Klinikën Infektive.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...