Lajme

Visar Ymerit i vjen ‘flakë’ fatura e rrymës për muajin janar

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 27 January 2022

Propozimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji lidhur me shtrenjtimin e çmimit të rrymës po vazhdon të jetë tema më diskutuar ditëve të fundit në Kosovë, shkruan Gazeta inFokus.

Ky paralajmërim i ZRRE-së ka bërë që ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, të tregoj se fatura e energjisë elektrike për muajin janar atij i ka kushtuar 146 euro.

Ymeri në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ka thënë se i njëjti shpenzim me tarifat e propozuara nga ZRRE, vlera e faturës mbërrin në 383 euro.

-Advertisement-

Kjo pastaj zbret në 266 euro, pas aplikimit të subvencionit të vënë në dispozicion nga Qeveria e Kosovës.

Më poshtë gjeni të plotë postimin e njohësit të çështjeve politike në vendin tonë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera